Postimi i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

 

Anëtarësimi në Nato është ndër ditët më të shndritshme të historisë së Shqipërisë dhe jo nata e propagandës më të cilën pushtetarët e sotëm kërkonin të manipulonin mëndjet e shqiptarëve.

15 vjet më parë, pas një pune të jashtëzakonshme me mbështetjen e SHBA dhe aleatëve tanë, Shqipëria ia doli të hapë një faqe të re në historinë e saj, duke u bërë anëtare e Nato. Nga një konsumuese e sigurisë, Shqipëria u shndërrua në kontribuese për sigurinë.

Sot, kur siguria është më e kërcënuar se asnjëhëre më parë që nga lufta e ftohtë, një mirënjohje shkon për aleatët tanë të NATO-s, që mundësuan vënien në funksion të bazës ajrore të Kuçovës.
Ky është një lajm i mirë për vendin dhe rajonin tonë.

Sot kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim e jo propagandë për të zhvilluar potencialin mbrojtës të vendit e për sigurinë tonë kombëtare që është e lidhur ngushtësisht me sigurinë e Kosovës.
Prandaj është edhe njëherë dita për t’i berë thirrje mazhorancës të miratojë pa humbur kohë amendamentin Basha për ti akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake për mbrojtjen e saj.

Siguria e çdo vendi fqinj me Shqipërinë, është siguri për vetë Shqipërinë.