fbpx

Arsimi dhe kultura

Partia Demokratike beson se arsimimi është guri i themelit për ta kthyer individin  në një profesionist të zhvilluar dhe të suksesshëm. Arsimi masiv, cilësor, i përshtatshëm dhe i vazhdueshëm janë synimet tona për sistemin arsimor shqiptar. Zgjerimi dhe modernizimi i arsimit publik dhe mbështetja e arsimit privat, sëbashku në një sistem sa i integruar aq edhe në konkurrencë të hapur e të barabartë dhe lidhja e arsimit me nevojat e sotme dhe të ardhshme të tregut, janë mënyrat me të efektshme për rritjen sasiore, cilësore dhe barazinë e shanseve të ofertës mësimdhënëse. Njëherazi reformimi i tregut të punës, certifikimi i dijeve dhe aftësive për një sërë profesionesh si dhe forcimi i meritokracisë në punësimin dhe karierën në sektorin publik, janë kushte për rritjen e interesit për mësimnxënie dhe kthyeshmërinë e investimit në arsim nga prindërit dhe të rinjtë