Integrimi Europian

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”: ky slogan i studentëve në Dhjetor 1990 ka udhëhequr të gjithë aksionin politik të Partisë Demokratike, parti e cila, në qeveri apo opozitë, i udhëhoqi dhe/ose mbështeti pa ndërprerje proceset e Integrimit Evropian të vendit dhe arriti që të rekuperojë një pjesë të kohës së humbur. Partia Demokratike i mbetet besnike këtij synimi madhor mbarëshqiptar, ndaj do të vazhdojë të nxisë, shtyjë e mbështesë këtë proces deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.