Kontribon për zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e vlerave liberal-konservatore në Shqipëri.
Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD) është një organizate jo qeveritare (OJQ ) e themeluar nga Partia Demokratike. FLD ka për qëllim të kontribojë për zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e vlerave liberal-konservatore në Shqipëri.
Gjithashtu, FLD synon të mbështesë dhe të forcojë vlerat ideologjike të Partisë Demokratike si dhe të rris më shumë kapacitetet kërkimore të saj. Nëpërmjet bashkëpunimit me shoqërinë civile, Fondacioni për Liri dhe Demokraci do të shërbejë si një forum për dialogun mbi vlerat politikë, ekonomike dhe shoqërore të qëndrës së djathtës si dhe të zgjerojë mbështetjen e të rinjve për mendimin liberal demokratik në Shqipëri.
Fondacioni për Liri dhe Demokraci ka tre qëllime kryesore:
- Promovimin e mendimit liberal demokratik në Shqipëri
- Nxitjen e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm të anëtarëve të PD-së dhe organizatave të saj lidhur me liberalizmin konservator.
- Të zhvillojë dhe të përkrahë nisma që synojnë promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje, si edhe pjesëmarrjen qytetare në procesin demokratik në Shqipëri.
Fondacioni ka një Bord Drejtues me anëtare të spikatur dhe po krijon një rrjet me vullnetarë me përvojë për aktivitetet e tij. Për më tepër, FLD ka gjithmonë mbështetjen dhe bashkëpunimin nga departamentet e Partisë Demokratike.
Për të arritur qëllimet e veta, FLD ka përcaktuar pesë kategori për klasifikimin e projekteve:
- Kurset e trajnimit që përfshijnë kurse në ideologji, politike dhe komunikim të cilat do të zhvillohen nga ekspertë të ftuar dhe/ose partiakë.
- Konferencat dhe seminaret janë ideuar për të kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e mendimit liberal demokratik në Shqipëri. Konferencat dhe seminaret do të organizohen në bashkëpunim me organizatat partiake simotra.
- Kërkimi shkencor dhe Asistenca Teknike do të ofrohen nga përgatitja ose përkthimi i dokumenteve me rëndësi për sekretariatet ose departamentet e Partisë.
- Vizitat në partitë simotra për individë ose grupet e përzgjedhura. Gjatë këtyre vizitave, pjesëmarrësit do të vëzhgojnë nga afër funksionimin e strukturave të partisë, si dhe promovimin e vlerave liberale demokratike.
- Publikimet janë një komponent i rëndësishëm i punës sonë. FLD do të ofrojë publikime mbi vlerat liberale demokratike, të cilat mund të përdoren për edukim dhe/ose kurse trajnimi.
Bordi Drejtues:
Arben IMAMI KRYETAR
Blerta Zilja, PhD Anëtare
Dritan Shano Anëtar
Mateo Spaho, PhD Anëtar
Merlinda Hoço, PhD Anëtare
Nevila Xhindi, PHD Anëtare
Reila Bozdo , PHD Anëtare
Stafi :
Akil Kraja Drejtor Ekzekutiv
Lediana Fratari Komunikimi
Adresa:
Fondacioni per Liri dhe Demokraci
Bulevardi Zhan D’ark Nr.11,
Tiranë Shqiperi
Tel: +355 42319187
Email: fld@pd.al
web.pd.al/FLD