Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, shprehet se aleanca e kullave dhe non grata nuk do ta shndërroje kurrë PD në mburojë të interesave kriminalo korruptive dhe kunder partnerëve Amerikano-Britanikë.

Zoti Bejko thotë se pseudo aksioni opozitar është thjesht bashkëpunim me Edi Ramën për t’i bërë presion SPAK-ut dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive të tyre.

Ai gjithashtu e konsideron të turpshme që njësoj si terroristët që përdorin civilët për të fshehur kokën, Non Grata, përdor demokratët për hallin e vet.

REAGIMI I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ROLAND BEJKO

Aleanca e kullave dhe non grata nuk do ta shndërroje kurrë PD në mburojë të interesave kriminalo korruptive dhe kunder partnerëve Amerikano-Britanikë.
Zgjedhjet e 14 majit u shitën për “Malin e Tiranës” kullën më të lartë në Ballkan, këtë e dinë të gjithë shqiptarët
Pseudo aksioni opozitar është thjesht bashkëpunim me Edi Ramën për t’i bërë presion SPAK-ut dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive të tyre.
Qe non grata ka vetem hallin e tij dhe pasurive të familjes së tij, këtë e mori vesh e gjithë bota në këto dy javë ku si nje frikacak i fshihet drejtësisë.
Kush është i pafajshëm, nuk ka frikë por përballet me drejtësinë.
E turpshme që njësoj si terroristët që përdorin civilët për të fshehur kokën, Non Grata, përdor demokratët për hallin e vet.
Në dy vjet mashtrime nuk ia doli dot ta marrë peng PD. As ka për ta marrë ndonjë herë. Me këtë merak do t’i thotë lamtumirë kësaj jete politike. Në jetën tjetër, nuk e dimë.
Sot njeriu i padëshiruar i SHBA, Britanisë së Madhe dhe i vendosur nën hetim për korrupsion nga SPAK, ka nisur të vetmen gjë që di të bëjë më mirë, fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve ndaj gjithë atyre që rrefuzojnë t’i vendosen nën urdhëra.