Kryetari i PD, Lulzim Basha, mori pjesë në Samitin Global për Inovacionin 2023 në Londër.

“Kënaqësi të isha pjesë e Samitit Global për Inovacionin 2023 që këtë vit po zhvillohet në Londër në partneritet me Gallup. Ky Samit bën bashkë aktorë nga fushat publike dhe private si dhe nga ato akademike nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballemi por edhe për zgjidhjet për to”, – shkruan Basha në Facebook.

Kreu i PD, thotë se në këto kohë të paqëndrueshme, krizat janë gjithmonë e më të shpeshta dhe më të ndërlidhura me njëra tjetrën duke vënë kështu në rrezik stabilitetin, paqen dhe prosperitetin global.

“Në të njëjtën kohë, ka një zhvillim të jashtëzakonshëm të inovacionit i cili më përgatitjen e duhur mund të na ndihmojë të dalim më të fortë.
Në këto kushte ne duhet të zhvillojmë një strategji kombëtare për inovacionin, për të mos ia lënë rastësisë krimet kiberbetike dhe për ta shndërruar në avantazh inteligjencën artificiale dhe jo një problem”, – shprehet Basha.