Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Tiranës, për shqyrtimin e kërkesës së PD për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.

Karabina shprehet se vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra, së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.

Sipas saj, aleanca e kullave po bën gjitçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sot në Gjykatën e Tiranë u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.
Vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra:
Së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe;
së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.
Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapregatitur me qëllim deformimin e të vërtetës.
Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar.
Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime.
Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së.
Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statute, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues.
Aleanca e kullave po bën gjitçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot.
Ky gjyq, në fakt, i nxori sërisht zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAK-ut.