Këshilltarja e PD në Këshillin bashkiak të Bashkisë Tiranë, Enriketa Papa, shprehet se shpifjet e Sali Berishës nuk e fshehin dot të vërtetën, që ai dhe familja e tij janë ortakë të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës në kullën e radhës në Tiranë.

Ajo shprehet se Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dosjen për kullën me 65 kate, dhe po pret hetimin për kullën Rama-Berisha.

Papa gjithashtu i bën thirrje Sali Berishës se nëse nuk ka frikë se familjarët e tij fshihen pas tyre, të bëjë edhe ai një kallzim për kullën.

Postimi i plotë:

Shpifjet e Sali Berishës nuk e fshehin dot të vërtetën, që ai dhe familja e tij janë ortakë të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës në kullën e radhës në Tiranë. Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dosjen për kullën me 65 kate, dhe po pret hetimin për kullën Rama-Berisha. Që të përshpejtoj hetimin Berisha le të shkoj dhe të tregoj me çfarë parash po ndërtohet.

Ata që e çojnë në SPAK nuk vënë dot gjoba, “profesionisti”, është ai që ditën të sulmon ndërsa natën merr leje ndërtimi, siç bën Berisha me Ramën.

Duke u sjellë edhe njëhere në vëmëndje kallzimin penal të PD për kullën Berisha-Rama, ftojmë dhe Sali Berishën të bëjë të njëjtën gjë. Nëse nuk ka frikë se familjarët e tij fshihen pas tyre, të lërë përrallat që u ka dalë boja dhe të çojë në SPAK kullat e Tiranës që po pastrojnë paratë e pista.