Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i del në mbrojtje koncesionit të sterilizimit, duke shtuar se kjo është një aferë që është denoncuar prej vitesh nga PD.

Pampuri gjithashtu shton se SPAK dhe sistemi i ri i drejtësisë duhet të hetojnë dhe të vendosen para drejtësisë të gjitha ata që kanë abuzuar me pushtetin.

Deklarata e plotë:

Afera e koncesionit te sterilizimit e denoncuar nga Partia Demokratike prej disa vitesh, si dhe  arrestimet për kete mega afere korruptive ne shendetesi,  ishin goditja e dytë, per kryeministrin, pas hetimeve për inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë.

Edi Rama doli dje, dhe me viziten e tij, ne njeren prej qendrave te sterilizimit te instrumentave kirurgjikale, zhvilloi show’n e radhes, duke u munduar per te disaten here tu hedhe hi syve shqiptareve, e nderkohe pak dite me pare theksoi, qe nese do te kthehej ne kohe ai do ti mbeshteste serisht keto partneritete publike private, duke harruar se pikerisht per keto, jane nen hetim disa zyrtare, e vete ish ministri eshte thirrur disa here nga SPAK.

Nese Edi Rama, kerkon te anashkaloje te verteten, ne po ia rikujtojme;

Kontrata fillestare, per koncensionin e sterilizimit,  ishte parashikuar që për 10 vite të kushtonte 100 milionë euro, por ne fakt,  pritet të rritet me afro 50 për qind.

Prokuroria ka vënë në dukje kosto të fryra artificialisht, dhe një studim fizibiliteti po ashtu të manipuluar.

E gjitha për të favorizuar kompaninë që sipas hetimeve dyshohet se ishte paracaktuar për shkak të lidhjeve mes sipërmarrësit shqiptar Rrapaj dhe drejtuesve të atërhershëm të ministrisë së Shëndetësisë.

Kryeministri,  jo vetëm që nuk shfaq pendesë, reflektim, pranim të përgjegjësive politike dhe individuale, por në fakt është duke bërë krejtësisht të kundërtën.

Edi Rama dhe një herë po i del në mbrotje kokës së korrupsionit të konçesionit të sterilizimit,

Tashmë është bere e qartë, Rama do të mbrojë me çdo kusht tentakulën e rradhës, Ilir Beqajn,  ashtu siç u përpoq të mbronte Tahirin, Kokën, Ahmetajn e të tjerë,

Partia Demokratike, shpreh besimin e plotë dhe inkurajon organet hetimore, përfshirë SPAK, të çojë deri në fund hetimin ndaj konçesionit të sterilizimit duke shkuar deri tek përgjegjësi kryesor i kësaj afere korruptive, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

SPAK dhe sistemi i ri i Drejtësisë duhet të vijojë të veprojë me lartësinë e duhur të pritshmërive që kanë dhe meritojnë qytetarët shqiptarë, duke bërë Drejtësi ndaj kujtdo qe ka abuzuar me pushtetin.

Çdo para nga buxheti I shtetit, nga taksat e qytetarëve shqiptarë që është tjetërsuar nëpërmejt aferave korruptive të qeverisjes si në nivel qëndor dhe atë lokal do të duhet ti rikthehet qytetarëve.

Pandëshkueshmëria sduhet të kursejë askënd pavarësisht rolit apo pozicionit politik apo publik qe ka.