Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.