Kryetari i degës së PD, Durrës, Joni Myshketa, në një postim në facebook, denoncon mungesën e infrastrukturës bazë në zonën e Spitallës, në qytetin e Durrësit. Ai shprehet se “pa rrugë dhe kanalizime jeta në të duket sikur nga ngecur në mesjetë”. Ndërkohë ujërat e zeza janë rrezik i përhershëm për shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë aty.

 

Postimi i plotë i kryetarit të degës së PD, Durrës, Joni Myshketa:

 

Pavarësisht propagandës, realiteti nuk mund të zhbëhet dot.
Ndonëse ndodhet në zemër të Durrësit, Spitallës i mungon infrastruktura bazë.
Pa rrugë dhe kanalizime jeta në të duket sikur nga ngecur në Mesjetë.
Ujërat e zeza janë rrezik i përhershëm për shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë aty.
Ndonëse qendra e qytetit nuk është larg, lagjja është e lënë totalisht në harresë.
Kjo është filozofia e investimeve të pushtetit lokal të kësaj mazhorance në të gjithë Shqipërinë, duke e përqëndruar të gjithë vëmendjen tek ‘dritat e qendrës’ dhe duke harruar hallet dhe problemet reale të njerëzve.
Spitalla nuk është një problem i izoluar dhe i veçuar, por është Shqipëria reale, aty ku jetojnë shumica e njerëzve, që përditë përballen me vështirësi të mëdha.
Ndaj thirrja e Partisë Demokratike është për një shkundje të madhe, për një ndryshim të madh që ta orientojmë politikën te hallet dhe problemet e njerëzve dhe jo te propaganda e dritave të gënjeshtra.
Shqipëria ka nevojë për ndryshim!
Partia Demokratike e Shqipërisë do ta ofrojë atë së bashku me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.