Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi podcastin e dytë me Marsid Gupin dhe Ermal Peçin, ku kësaj radhe foli për degën që ka studiuar, jetën studentore në Hollandë, pasionet si dhe punën e tij të parë. Zoti Basha gjithashtu ka treguar se si nisi puna në Tribunalin e Hagës, por edhe se kush e futi në politikë.

 

Më poshtë përgjigjet e kreut të PD:

 

-Gjenerata ime është që gjimnazi, viti i tret i gjimnazit na zuri me ndryshimet politike në Shqipëri. Dhe gjatë regjimit, shumica e njerëzve, përfshirë dhe mua dhe familjen time, e kishim të kufizuar se çfarë mund të planifikonim. Së pari, megjithëse unë isha një nxënës i shkëlqyer, me të gjitha 10-ta, nuk ishte e mirëqen që do të më jepej shkolla e lartë. Shkollën e lartë e kontrollonte partia. Dhe po të të jepnin shkollën e lartë, e vendosnin ata se ku do të shkoja. Dhe kjo është diçka jo për ta thënë vetëm si anekdotë, por për ta kuptuar rinia se çfarë është liria. Nuk kishte liri për të zgjedhur në komunizëm. E para e punës shanset ishin në qoftë se të gjenin si me thënë një cent në biografi, apo dhe të shpiknin që të eleminonin ty, sepse numri i atyre që shkonin në shkollë të lartë ishte i kufizuar. Duhej t’i bëje planet me çfarë mund të të priste. Dëshira ishte diçka tjetër. Dalëngadalë kisha kultivuar, pavarësisht se kisha interes të madh tek historia, tek diplomacia, tek letërsia, duhej të planifikoje diçka që ishte më e mundshme të ndodhte. Dalëngadalë kultivova dhe një interes tek mjekësia. Vështirësi e madhe për t’u futur në mjekësi, por nuk mund të mendoja të shkoja në juridik. Atëherë fakulteti juridik quhej, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike dhe ishte i rezervuar për nomeklaturën. Pra, ishin bijtë dhe bijat e bllokut, të nomeklaturës së lartë. Të shkoje aty, përfundoje prokuror, hetues, gjyqtar, ose një pjesë e vogël që i çonin në ministri të jashtme diplomatë.

Pastaj ndodhën ndryshimet politike dhe për shkak të rrethanave na u dhanë 2 mundësi ne studentëve më të mirë të gjimnazit “Sami Frashëri”. Të shkonim me studime të plota në universitetin e sapo themeluar amerikan në Sofie, apo të shkonim një vit Exchange, program shkëmbimi në Universitetin e Utrektit në Hollandë. Unë natyrisht zgjodha të shkoj në perëndim dhe jo në një universitet të sapo themeluar nga perëndimi në Lindje, madje më në lindje se Shqipëria, në Bullgari. Dhe kur shkova atje kisha interesin për të studiuar shkencat politike. Pyeta aty, a ka shkenca politike dhe më thanë s’ka shkenca politike. Në fakt shkencat politike ishin një department brenda Fakultetit të Humaniteteve. Ekzistonin shkencat politike, mirëpo më thanë s’ka shkenca politike, çfarë do të studiosh, juridik i thash, e drejta ndërkombëtare, kështu përfundova.

 

– Të shkosh në 91-shin siç kam shkuar unë për herë të parë, 14 tetor të 91-shit nga Shqipëria në Hollandë. Nga vendi më i izoluar i gjithë kampit komunist, në vendin më të zhvilluar, apo ndër më të zhvilluarit dhe në ndër më liberalët, më të lirët e Europës perëndimore, sigurisht që ishte një shok kulturor. Përshtatja ishte e mirë, por shoku kulturor ishte i madh. Pastaj në 1 shtator të 93-shit u nisa për në studime. Një nga gjërat që na diferenconin me shokët e tjerë, me hollandezët përshembu, ishte se ne shijonim gjithçka. Pra gjërat që ata i merrnin për të mirëqena, ne i shijonim në maksimum. Qoftë pjesa akademike, qoftë pjesa shoqërore, qoftë pjesët eksploruese që lidhet edhe me një ambiet të ri por edhe me moshën që ke në atë moment, se unë isha 19 vjeç kur kam ikur. Dhe mendoj që kanë qenë disa universitete brenda njëri-tjetrit. Ka qenë vet universiteti i Utrektit, atëherë dhe akoma një nga universitete më të mira të botës për nivelin akademik, për mënyrën se si i priste dhe i trajtonte studentët. Ka qenë universiteti i të jetuarit në mënyrë të pavarur, të gatuarit, të larit, të hekurosurit, pra do i bësh gjithçka vet. Pra, brenda një kohe të shkurtër do të krijosh autonominë tënde në çdo aspekt. Nuk kishim konvikte, se konvikti në një farë mënyre të jep dhe një far rutine. Se ke menzën, do shkosh, nuk ke nevojë të gatuash, Ndërsa atje duhej të blije, të gatuaje, ke përgjegjësinë tënde për higjenën e dhomës tënde dhe kuzhinës së përbashkët. Dhe ky është Universiteti i Utrektit dhe pastaj marrëdhëniet njerëzore. Marrëdhëniet njerëzore në gjykimin tim kanë qenë të barazvlefshme me pjesën akademike. Pse? Ajo që mësoje ishte përgjegjësia. Domethënë një 19 vjeçar të trajonte me përgjegjësi maksimale dhe priste përgjegjësi maksimale nga ty. Ke radhën të gatuash, ke këtë orë për të shkuar në këtë aktivitet, sporti, etj.

Shoqërinë që kisha, ishte një shoqëri e hapur, është një shoqëri e hapur dhe kjo padiskutim ishte një bekim edhe në zhvillimin e marrëdhënieve personale dhe në zhvillimin e miqësive që kanë zgjatur gjithë jetën. Disa nga miqësitë e mia më të ngushta janë nga koha e universitetit. Ndoshta në mënyrë subjektive e kreditoj si diçka unike për Hollandën, madje do të thoja unike për Utrektin, është barazia në marrëdhënie. Domethënë kam pasur mundësinë, fatin, të zhvilloj marrëdhënie shoqërore si student që nga, domethënë një shok që e kam akoma i lindur në Hollandë me babain emigrant nga Greqia, e deri tek djali i tezes së mbretit aktual, një nga princat actual. Por nuk ka rëndësi, aty ishin të gjithë shokë. Dhe ky është virtyt i një shoqërie të hapur do të thoja, pa komplekse. Shoqëri pa komplekse, që të vlerësonte për atë që ishe, atë që ofroje në kontekstin që ofroje.

Jam përpjekur për një farë kohe të ushtroj sporte. Kisha luajtur vollejboll në Tiranë, por aty u themelua në 94-95, u themelua për herë të parë ekipi i futbollit amerikan. Dhe të gjithë ishin amatorë dhe ishte krijuar një ligë europiane ku ishin 3, 4 ekipe studentore nga Franca, Belgjika, Hollanda, Gjermania e veriut, Anglezët jo, se ata kishin rekby. Dhe në Hollandë, ekipim më i vjetër ishte Tilburgu. Tilburgu ishte universitetit politeknik dhe ishin 97% çuna, të gjithë për inxhinieri dhe ishin të gjithë konstrukt i madh. Pastaj ishte ekipi jonë i Utrektit, treçereku student juridiku, mjekësie, çuna elegantë, me flokë të gjatë. Dhe vjen një ditë, ishte tetori i 95-ës, s’kishim fushë ku të luanim dhe luanim në një fushë parku diku në qytet. Filloi një shi i lehtë, mu më kishin vënë atë që quhet quarterback, një farë organizatori. Loja ka dhë përplasje trupore të fortë, bëhem gati unë, nis procesin e hedhjes së topit, në atë moment nisen dy trupmëdhenj, njëri nga e djathta dhe tjetri nga e majta. Nisen, më fusin në mes dhe më bëjnë një tuist, faktikisht nxorra shpatullën nga vendi dhe përfundova në spital. Pastaj hoqa dorë dhe për një kohë të gjatë duhej të rehabilitoja krahun, edhe volejbollin nuk rekomandohej.

 

-Gjatë asaj kohe kur kam studiuar dhe kam punuar. Kam bërë disa punë, por puna që kam bërë më gjatë dhe këtë e kam thënë dhe inkurajoj dhe të rinjtë, ka qenë ajo që sot i thonë telemarketing. Është akoma një kompani në treg, e cila bënte analizë financiare. Ishte koha kur nuk kishte euro dhe këta bënin analizën financiare të projektimeve afatmesme të 10 valutave kryesore të botës dhe bonove të thesarit të 10 ekonomive kryesore të botës. Dhe 3 herë në javë botonim një publikim se si do të shkojë dollari, marka gjermane, franga zviceriane, franga francize, lireta italiane, dollari kandez, dollari australian, jeni japonez, mos t’i përmend të dhjeta, por ishin 10 kryesoret. Dhe pastaj ne kishim një databazë ku kishim telefonatat të ceove dhe zëvendëspresidentave që kishin përgejgjësi financat e korporatave dhe bankave më të mëdha të botës. Dhe merrnim në telefon që t’u shisnim buletinin. Po ndërkohë pretendonim që ishim dhe ne pjesë e buletinit. Ne thjesht shisnim buletinin që përgatisnin analistët. Mirëpo e mira ishte që më ekspozonte dhe më joshi shumë me njohuritë mbi tregun financiar. Si lëviz valuta, si lëvizin bonot e thesarit.

Kishim klubet tona, disa prej tyre ishin dhe pronë e organizimeve të vet studentëve. Një nga shokët e mi më të ngusht ishte DJ në një nga këto. Domethënë ne ishim pothuajse të pandarë, edhe ai u bë sebep edhe që të merresha dhe unë pak me muzikë. Muzikën e kam passion, sidomos muzikën e kohës time të studimeve, megjithëse tani është kthyer në modë. Unë kisha një dashuri për muzikën, e përjetoja popin, rockun, hard rockun, Heavy Metal. Grupi më i preferuar i muzikës ishte “Duran Duran” ka qenë grupi i parë që kam ndjekur, “Alphaville” të asaj kohe. Pra, kanë qenë artistët e mëdhenj në vitet 80 kanë qenë të mbushur me artistë të mëdhenj nga sigurisht Madonna, Michael Jackson, George Michael, Metalica sigurisht, etj. Muzikën e kisha qejf, por artin e luajtjes së muzikës e kisha hobi dhe e kam nga miku im Richard që ishte DJ professional.

 

– Puna ka filluar me Tribunalin për krimet e luftës të Jugosllavisë, sebep është bërë ardhja e Bajram Kelmendit bashkë me Fazlli Balën dhe me Destan Rukiçin, tre avokatë që erdhën dhe depozituan kallëzim, ose më mirë dëshmi kundër Sllobodan Millosheviçit. Dhe këtë e paguan shtrenjtë. Bajram Kelmendi, i shoqi i Nekibe Kelmendit, të dy tani janë ndarë nga jeta. Bajrami bashkë me dy djemtë e vet u morën nga shtëpia natën e bombardimeve dhe i ekzekutuan. Kështu që puna me Kosovën nisi në kuptimin institucional të fjalës, nisi në Tribunal për hetimin e krimeve të luftës nga forcat serbe. Kulmuan me angazhimin tim si shefi i zyrës operacionale të Tribunalit në Tiranë, ku roli kryesor që kishim, ishin të organizonim punën për të ngritur padinë, aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit. Ka qenë një punë që na ngërthente të dy elemendtët. Nga njëra anë përthithjen time me gjithçka që po ndodhte në Kosovë dhe nga ana tjetër specialitetin tim, të drejtën publike ndërkombëtare, të drejtën e luftës, humanitare që njihet dhe krimet e luftës. Dhe pastaj pjesa më grishëse ishte që duhej të lidhje çfarë po ndodhte në terren, masakrat kundër të pafajshmëve, kundër civilëve shqiptarë me përgjegjësinë shtetërore të kreut të shtetit atëherë, të Sllobodan Millosheviçit. Një punë jashtëzakonisht interesante e cila me sukses çoi në depozitimin e kallëzimit të Sllobodan Millosheviçit dhe ngritjen e aktakuzës ndaj tij për krime lufte në Kosovë.

 

– Rrugëtimi im ka nisur njëkohësisht me Partinë Demokratike. Unë kam qenë i pranishëm në ditët e para, para themelimit dhe pas themelimit të Partisë Demokratike, sigurisht me qindar qytetarë të tjerë të Tiranës, me të afërm të mi, me shokë të mi në mitingjet apo takimet që organizoheshin tek qyteti student. Dhe s’jam ndarë në asnjë moment, edhe kur kam qenë jashtë domethënë, edhe fal faktit që vija në mënyrë të rregullt, i mbaja kontaktet me Partinë Demokratike, me drejtuesit e Partisë Demokratike. E kanë thënë edhe ata që ndoshta sot ndodhen në pozita antagoniste për arsyet e tyre personale, e kanë pohuar edhe publikishtm edhe në media që rrugëtimi im është i vjetër sa Partia Demokratike. Sigurisht kam qenë 16 vjeç, nuk kam qenë as në zgjedhjet e 91-shit, as në zgjedhjet e 92-shit, nuk kam votuar dot. Po në zgjedhjet e 92-shit kam qenë i vetmi vëzhgues zyrtar i liçencuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i pranishëm në KQZ nga ku merrja në orët e fundit në darkë vonë të dhënat që vinin nga zëvendëskryetari i KQZ-së që ishte nëndrejtori i shkollës “Sami Frashëri” dhe ishte përfaqësuesi i PD-së në komision. Çertifikimin e kisha nga një institute hollandez i mbrojtjes të të drejtave të njeriut, Johanes Vir Foundations of Human Rights. Dhe e shikonin atë, kisha veshur një xhaketë që ia kisha marrë tim eti, kisha vënë një kravatë për herë të parë 17 vjeç, s’kisha të drejtë të votoja më 22 mars, se mbushja 18 në 12 qershor, kështu që nuk votoja dot. Dhe futesha aty, serioz, me këtë bexhin këtu dhe nuk më fliste njeri. Dhe merja të dhënat, se ishte system mazhoritar. Ata i përcjellnin rezultatet me telefonata dhe nga aty i telefonoja në Partinë Demokratike, në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike ku ishin të mbledhur të gjithë. Ishte Berisha, ishin të gjithë aty domethënë, doli filani, doli fisteku, fitoi filani, fitoi fisteku. Kjo pra sa i takon angazhimit tim politik, ka qenë i pandarë interesi për angazhim. Pastaj kur vjen fjala për angazhimin aktiv, është diçka tjetër.

 

Futja ime në PD nga Argita Malltezi, siç thonë, është një nga ato stigma të investuara fillimisht nga kundërshtari politik. Jo, nuk është e vërtetë. Gjithçka që kam thënë besoj demonstron të kundërtën. Në fakt, Argitën për herë të parë e kam takuar në Kosovë në verën e vitit 2000. Ndërkohë që Sali Berishën e njoh që nga 91-shi. Jo thjesht e njoh, por kemi pasur me dhjetëra raste, takime, kontakte, e njoh personalisht, pra nuk është e vërtetë. Por meqë e the, unë e di kur ka dalë dhe pse ka dalë. Kjo ka dalë në momentin kur unë jam futur në politikën aktive në Shqipëri dhe këta thonin nga erdhi ky, çfarë është ky. Sepse atëherë si tani, kur futej një aktor i ri duhej të gjenin patjetër t’i vinin bishta, ta godisnin e kështu dhe pjesë e kësaj ishte dhe kjo, “e ka sjell vajza e Berishës”. Pra ka qenë diçka e lindur me një motiv politik. Dhe siç e kam unë që nuk merrem me këto gjëra, mund të jetë ndërtuar dhe të jetë përforcuar ideja që erdhi për këtë arsye. Mori një dimension tjetër në 2011-ën ku fushata e vetme që bëri Edi Rama pa sukses në përballjen për bashkinë e Tiranës ishte që të më evidentonte muadhe fizikisht me Sali Berishën. Pra, është pjesë e luftës politike.

 

Pati një përpjekje që të përfshihesha që në 2003-in, ishte gara për bashkinë e Tiranës, por doli Spartak Ngjela kandidat dhe në fakt dhe unë nuk kam pasur në atë moment, nuk e kam parë veten time të gatshëm për t’u përfshirë. Isha në një farë mase me angazhimet e mia të plota dhe kulmuese në kuadër të punës që bëja në UNMIK. Sapo kisha marrë detyrën për të krijuar strukturën e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. E mora këshilltar special për tranzicionin, pra po bëheshim gati të mbartnim kompetencat që kishte deri atëherë OKB-ja tek organet e institucioneve vendore të Kosovës, autoritetet e Kosovës. Dhe ishte një punë që po e bëja me shumë pasion sepse e kuptoja dhe e ndjeja që ishte fillimi i procesit të pavarësimit institucional dhe të pavarësimit të Kosovës. Dhe nuk ishte diçka që mund ta lija në mes, pavarësisht që politikën në Tiranë e ndiqja. Dhe momenti i dytë ka qenë një vit më pas 2004, ku zoti Berisha dhe miq të tjerë Besnik Mustafaj, e të tjerë më thanë që po përgatisnin Komitetin e Orientimit të Politikave, një model i suksesshëm edhe në vende të tjera, për një infusion rinie dhe ekspertize kryesisht perëndimore në PD. Njëfarë qarkullim i stimuluar i elitës, apo më mirë të themi një injeksion elite në PD.