Banorët e Niklës paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestën e tyre për shkollën Ramazan Karaj, në Nikël të Krujës, e cila prej dy vitesh e shembur nuk ka asnjë shenjë se do të rindërtohet .
Protesta e iniciuar dhe mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, ja vijuar në ditën e dytë të saj pasi banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e shtetit dhe bahkia Krujë.

Vetë banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën apo edhe forma të tjera të protestës nëse nuk marrin zgjidhje. Fëmijët e Niklës kanë më shumë se dy vite pa shkollë duke u detyruar të shkojnë në shkolla të tjera larg zonës së banimit.

Kërkesat e banorëve janë mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, e cila i është bashkuar qytetarëve në këtë nismë për të protestuar për shkollën.