DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Edhe kjo eenjte ka kaluar me skenarin e zakonshëm të votimit të të gjithë akteve qeveritare për 8 minuta, i afrohet rekordeve të mëparshme dhe bllokimit të çdo hapësire për opozitën për të bërë detyrën e vet në parlament në raport me transparencën, në raport me kërkimin e llogarisë dhe gozhdimin e abuzimeve qeveritare me të drejtat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe me të vërtetën. Duke u ndalur tek kjo e fundit, menjëherë pasi seanca përfundoi, dëgjuam një deklarim të përfaqësuesve të qeverisë në raport me arsyen se pse u tërhoq amnistia nga rendi I ditës. Shpresoj që të ketë qenë pjesë e gënjeshtrave që kanë këputur këto 2 dytë dhe që nuk do ta shndërojnë këtë amnisti në një pazar të gjësë së gjallë, për të peshkuar vota deputetësh dhe të për të kaluar në këtë mënyrë një akt tjetër korruptiv, abuziv, me pasoja për rendin dhe sigurinë dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia. Por nës me të vërtetë duan, kanë reflektuar dhe duan të kenë një përqasje konsensuale ndaj anës humanitare të amnistisë, atëherë rruga është fare e thjesht. Së pari, hapi parë është heqja dorë nga propozimet që tinëzisht u futën ditën e fuindit për të përfituar zyrtarët e korruptuar, gjë që sot u mohuan në mënyrë të pacipë. Dhe së dyti, të bëjnë pjesë të amnistisë, sipas kërkesës së opozitës të gjithë ata që janë goditur dhe vazhdojnë të mbahen dhe zvarriten gjyqeve e hetimeve sepse u ngritën për të mbrojtur pronat e tyre nga korrupsioni. Si protestuesit e Astirit, Bregut të Lumit, të Shkozës dhe anë e mbanë Shqipërisë, apo u ngritën në protesta politike kundër manipulimit të zgjedhjeve, korrupsionit qeveritar. Kjo është një kërkesëe Partisë Demokratike, nuk është një kërkesë negocim, nuk është e negociueshme. Ne e shohim këtë si një pjesë të domosdoshme dhe integrale të amnistisë nga e cila duhet të përfitojnë ehde këta protestues. Ndaj nga kjo nuk ka asnjë tërheqje, sigurisht këtë duhet ta marrin parasysh ata që aktualisht kanë shumicën e votave në parlament. Pork y është qëndrimi ynë dhe është i pandryshueshëm. Ndërsa sa I takon pjesës së parë, për hir të transparencësm dua të përsëris atë që ekspertët tanë e kanë bërë të qartë, dua që ta ketë të qartë dhe publiku, ta kenë të qartë qytetarët, ta kenë të qartë përfaqësuesit e medias, megjithëse transparenca nga ana jonë nuk ka munguar, por manipulimi ka vazhduar sot në oborrin e Kuvendit. Do ishte mirë që sa herë të ketë tentative të tilla, të gjithë, secili nga pozitat e veta, ne nga pozitat e opoztës dhe ju nga pozita e medias të jeni në gjendje që përmes zotërimit të fakteve të veni para përgjegjësisë gënjeshtarët e vërtetë.

 

Tani unë kam këtu dy dokumente të cilat do t’i kaloj shkurtimisht, që mos t’i lodhim njerëzit me detaje. Dokumenti i parë është version të cilin ministri i Drejtësisë ka pretenduar se e konsultoi me SPAK-un, me GJKKO, me KLGJ, me KLP dhe këtu qartësisht neni 5, kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, kanë një përjashtim, pika c. Që thotë: përjashtohen personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të kodit të procedurës penale. Cilat janë këto vepra nga të cilat nuk ka përfitim sipas versionit të parë të vet qeverisë. “Korrupsioniaktiv I personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 244 në vijim, “Korrupsioni aktiv i nënpunësve të huaj publik, korrupsioni aktov I funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimi i detyrës për funksionarët e lartë publilk, përfitimi i paligjshëm i interesave, shkelja e barazisë të pjesëmarrjes në tendera apo në ankande publike, korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike. Korrupsioni pasiv i nënpunësve të huaj publik, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose I të zgjedhurve vendor, korrupsionit aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, korrupsioni aktiv i prokurorit dhe I funksionarëve të tjerë të drejtësisë, korrupsioni aktiv I gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj, korrupsioni aktiv i aëtarëve të jurive gjyqsore të huaja, korrupsioni pasiv I gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, korrupsioni pasiv I zyrtarit ose I gjyqtarit të gjykatave ndërkombëtare, korrupsioni pasiv I arbitrit vendas dhe të huaj, korrupsioni pasiv I anëtarëve të jurive gjyqsore të huaja, korrupsioni aktiv në zgjedhje neni 328, përdorimi i funksionit public për veprimtari politike ose zgjedhore 328/a, dhe akuzat penale kundër politikanëve më të lartë, përfaqësuesve më të lartë në vend nga presidenti I Republikës te kryetari I Kuvendit, nga kryeministri te anëtari I Këshillit të Ministrave, nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, të Prokurorit të Përgjithshëm, inspektori I lartë I drejtësisë, kryetari I bashkisë, deputeti, zëvendës ministri, anëtari i këshillit të lartë gjyqësor dhe të këshillit të lartë të prokurorisë, drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në kushtetutë ose në ligj.

 

Për të gjithë këta persona, version I parë ishte që nuk do të përfitojnë nga amnistia. Versioni i dytë, personat që bien në këtë kategori të dënuarish përfitojnë 1 vit për meshkujt dhe 1.5 vite për femrat. Ja pra që ka një ndryshim thelbësor dhe mbi të gjitha të bërë në mënyrë tinëzare. Të futur në çastin e fundit me qëllim që një numër i madh funksionarësh publik të cilët kanë kryer këto vepra, janë dënuar për këto vepra, të përfitojnë nga amnistia. Padiskutim që ne jemi të gatshëm t’i japim fund kësaj shfaqje të shëmtuar, sapo ata që e bën këtë shfaqje të shëmtuar të jenë të gatshëm gjithashtu. Dhe ka me të vërtetë qindra të dënuar, burra, gra të cilët nuk hynë në këtë kategori, të cilët sot meritonin të merrnin lajmin e mirë. Ata që nuk e mundësuan këtë lajm, është qeveria, është kryeministri të cilët nuk duan një amnisti në kuptimin më humantiar të fjalës dhe sipas praktikave më të mira të amnistisë. Por duan ta përdorin këtë amnisti për përfitimin e zyrtarëve të korruptuar, të dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është dyfish e papranueshme për ne. E para është e papranushme që nga njëra anë amnistia të përdoret për të liruar apo për të lehtësuar dënimin e zyrtarëve të korruptuar. Ndërkohë viktimat e këtij korrupsioni, ata që u ngritën për të mbrojtur shtëpitë e tyre, familjet e tyre, nuk përfitojnë nga amnistia dhe e kam fjalën për protestuesit. Në rafsh tjetër, është e papranushme për ne qëtë dënuarit nga GJKKO-ja të lirohen nga qeveria. Mesazhi i kësaj është që sado të përpiqet drejtësia e reformuar, sado që përpiqet SPAK, BKH, GJKKO, ju dënoni ne lirojmë. Ky është një mesazh i papranueshëm I shumicës dërrmuese të qytetarëe shqiptarë, ky është një mesazh I papranueshëm për Partinë Demokratike, ky është rënim, minim i reformës në drejtësi. Dhe siç e kam thënë edhe dje, dua ta përsëris që nuk është akt I izoluar. Shfryrjet e kryeministrit kundër BKH-së që po shqëtësoka apo prishka terrezinë e qeveritarëve në një intervistë të dhënë në një të përjavshme shqiptare, sinjalet e qarta për të ndërtuar mekanizma të ashtuquajtura kontrolle parlamentare për SPAK-un, tregojnë se Edi Rama dhe zyrtarët e tij I tremben drejtësisë. Dhe kjo nuk çudit askënd, më së paku Partinë Demokratike. Fakti që ata i tremben drejtësië është një lajm i mirë për shqiptarët. Është një lajm jo i keq edhe për reformën në drejtësi. Por që institucionet e shtetit, që procese të natyrës humanitare si amnistia të përdoren nga njëra anë për të lehtësuar nga dënimi zyrtarët e korruptuar dhe nga ana tjetër për t’i vënë shkopinj nën rota reformës në drejtësi, bashkë me aktet e tjera që përmenda më sipër, kjo është totalisht e papranueshme. Prandaj dua ta them qartë dhe prerë. Nëse ka reflektim, ky reflektim nuk mund të ndodh në kulisat e pazareve për të peshkuar deputetë që të votohet lehtësimi nga dënimi i zyrtarëve të dënuar për korrupsion dhe të goditet produkti I reformës në drejtësi, të goditet SPAK, të goditet GJKKO. Diçka e tillë përbën një kënbanë alarmi, është një flamur i kuq paralajmërimi që kjoqeveri dhe ky kryeministër nuk kanë synim tjetër përveçse të mbysin, të asfiksojnë apo të vendosin nën kontroll institucionet e drejtësisë për shkak se ndihen të kërcënuara nga fillimi I fundit të pandëshkueshmërisë. Për ne ky është prioritet absolut. Dhe nuk është prioritet politik, është prioritet kombëtar. Asgjë në këtë vend nuk do të ecë për së mbari në qoftë se në këtë vend pas 34 vitesh prap vazhdojmë të kemi 2 Shqipëri. 1 Shqipëri që merret, arrestohet, burgoset, gjobitet, me të drejt apo me të padrejtë dhe një Shqipëri tjetër të vogël të shkëputur nga realiteti i shumicës së Shqiptarëve që edhe kur kapen me vjedhje qindra milionëshe, i shpëtojnë drejtësisë, ose në rastet që nuk i shpëtojnë drejtësisë dhe dënohen, përfitojnë nga zemërgjerësia e bashkëpunëtorëve të tyre, për të cituar ish zëvendëskryeministrin. Ndaj rruga për të mos zvarritur amnistinë, pë rata që pretendojnë që kanë zemrat e dhembshura të atyre të burgosurve që sot prisnin lajmin e mirë, është që të heqin dorë nga përpjekjet për të bërë shantazh GJKKO-së dhe SPAK-ut, përmes mesazhit ju dënoni ne lirojmë, pra heqjen dorë nga amnistimi i zyrtarëve të korruptuar. Versioni fillestar I qeverisë, së bashku me amendamentet e PD për protestuesit është rruga për të ecur përpara në një mënyrë transparente dhe llogaridhënëse para shqiptarëve. Përpjekjet e tjera për të peshkuar deputetë, sigurisht që do të kenë përballjen më të fuqishme nga ana jonë. Asnjë emër deputeti që I thotë vetes deputet i opozitës, por që mendon apo tenton të bashkojë votat me Edi Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar, nuk do të gjej qetësi dhe do të zhbirilohet publikisht dhe politikisht për çfarëdo motivi që e shtyn të bashkojë votat për lehtësimin e dënimit të zyrtarëve të korruptuar, të dënuar nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo sa I takon këtij akti.

 

Dy aktet e tjera që kanë kaluar sot. Akti për futjen e duarve tek zonat e mbrojtura, është një akt shumë I rëndë, është një akt që cenon qendrueshmërinë afatgjate të ambientit, të trashëgimisë kulturore, të kulturës shqiptare. Padiskutim është një akt I bërë tinëzarisht për t’i shërbyer interesave të caktuara oligarkiko-politike. Se dihet tashmë që oligarkët shqiptarë janë të lidhur me majat e politikës shqiptare të qeverisë aktuale. Ka nga ata që mendojnë që kjo duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, edhe mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Unë sot kam një zotim publik: Që në momentin e parë të mundshëm, PD në pushtet do ta shfuqizojë këtë ligj dhe do t’i nënshtrojë praktikat, do të nënshtrojë subjektet që përfitojnë nga ky ligj praktikave më të avancuara të ligjit anti-mafia. Po e përsëris dhe njëherë, për të gjithë investitorët potencial që kanë fërkuar duart sot me kalimin e këtij ligji, PD nesër në pushtet do të shfuqizojë ligjin dhe do të nënshtrojë çdo investitor që përfiton nga ky ligj, do ta nënshtrojë me një hetim me metodat më të avancuara anti-mafie, pastrimit të parave dhe të praktikës ndiq paranë për investime të tilla potenciale, që shpresoj nuk do të knë guximin t’i kryejnë, por dhe në tërrësi praktikat e tyre të biznesit. Qartësisht ky është një kërcënim I hapur për këdo që mendon që duke përfituar nga papërgjegjshmëria kriminale e kësaj qeverie do të përfitojë duke shkatërruar dhe zaptuar hapësirat tona të trashëgimisë kulturore dhe të mrekullive të ambientit shqiptar. Kështu që le ta them fare qartë, është një kërcënim të ciën me ndihmën e Zotit dhe të votuesve shqiptarë do ta bëjmë realitet në momentin më të parë të mundshëm.

 

Sa I takon aktit tjetër, asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë. Shqetësimi ynë në kampet e refugjatëve të paligjshëm në Shqipëri, është t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë. Shqipëria pot ë lexosh të gjitha raportet është një vend me një problematikë të theksuar të shtetit të së drejtës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, është një shtet faktikisht i kapur në kuptimin shkencor të fjalës, është një shtet me problem të jashtëzakonshme të trafikut të qenieve njerëzore dhe të trafiqeve të tjera që përfshin trafikun e narkotikëve. Dhe të sjellësh këtu kontigjente të tilla, të gatshme për t’u përdorur nga organizata kombëtare rajonale dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar, është t’i varësh ujkut mëlçinë. Nga pikpamja e intersit tonë kombëtar, është një akt potencialisht destabilizues për Shqipërinë dhe për rajonet ku ndodhen këto qendra. Ne kemi një mirëkuptim të plotë për gjendjen e emergjencës me të cilën përballet fqinji ynë. Ne mendojmë se në mënyrë të padrejtë ata përballen në forma joproporcionale me një problem që është I gjithë Europës. Ky problem nuk zgjidhet duke trajtuar simptomat e aq më pak duke bërë eksperimente si ky në Shqipëri, sepse mund dhe do t’iu kthehet kundër. Thirrja jonë është që BE dhe vendet aspirante, vendet candidate siç është Shqipëria do të jenë pjesë e një strategjie afatgjatë. Sepse numri I emigrantëve që do të vijnë nga afrika nuk do të paksohet por vetëm do të shtohet. Dhe zgjidhjet nuk janë që të hapim më shumë kampe në Shqipëri, apo në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Zgjidhjet afatgjata nuk janë zgjidhje që trajtojnë simptomat, por janë zgjidhje që trajtojnë vet shkaqet. Shkaqet duhen trajtuar me themel, përndryshe numri i emigrantëvem në veçanti i emigrantëve afrikan që do të synojnë brigjet e Europës për një jetë më të mirë, do të dyfishohet, trefishohet dhe dhjetëfishohet në vitet e ardhshme. Dhe nuk ka kryeministër të papërgjegjshëm ballkanik që ta ndihmëojë këtë situatë duke hapur këto kampe në Ballkan apo në Shqipëri siç po kërkon të hapi Edi Rama. Sepse kjo siç ju thashë, jo vetëm nuk do të na ndihmëojë por do të çojë në një rritje të faturës të organeve ligjzbatuse për të gjurmuar, për të vënë para drejtësisë, për të korrigjuar dëmet e tmerrshme që do të sjell dhenia e një kontigjenti kaq të madh emigrantësh të paligjshëm, në dispozicion të mafies kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të trafikut të qenieve njerëzore dhe të narkotikëve. Kështu që në këtë aspect, me të gjithë respektin dhe dashurinë e madhe për Italinë, me gjithë konsideratën për qeverinë aktuale italiane, ju them i keni bërë hesapet gabim. Kjo është një rrugë e shkurtër nga e cila jo vetëm që nuk do përfitoni gjë, por do ju dalë shumë më gjatë dhe për këtë mjafton të konsultoheni dh një herë me autoritetet tuaja anti-mafia sa I takon trafikut të qenieve njerëzore, narkotrafikut dhe problemeve të tjera dhe faturës që kjo ka për taksapaguesit Italian dhe për taksapaguesit europian. Investimi më i mirë në Shqipëri është investimi te shteti I së drejtës, te funksionalizimi iinstitucioneve shqiptare, tek ndihma për prokurorinë shqiptare, një pjesë të madhe të ndihmës po e jepni tashmë edhe përmes njësive të përbashkëta midis SPAK-ut dhe Prokurorisë anti-mafia në Itali. Pork jo nuk është koha dhe ky nuk është vendi për të depozituar një numër kaq të madh emigrantësh të paligjshëm të cilët potencialisht mund të përbëjnë një batër të re të krimit të organizuar dhe një vatër të re të rendit, të ligjit, të financave dhe problemeve politike për Italinë dhe për të gjithë Europën.

 

 

Data: 22.02.2024