Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Nikollë Camaj. Në një foto të të publikuar në facebook, zoti Basha shkruan se sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.

 

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.