Reagimi i plotë i nënkryetares së PD, deputetja Oriola Pampuri:

Në shtetin tjetër shqiptar, në Republikën e Kosoves, qeveria do të akordojë plot 100 euro bonus fundviti për pensionistët dhe femijet. Nuk është aspak çudi që Kosova, pavarësisht se me një buxhet gati dy herë më të vogël se buxheti i Shqipërisë, jo vetëm ka trajtimin financiar më të lartë për mjekët, infermierët, mësuesit, administraten publike; pensione më të larta, mbështetje reale për familjet e reja; tarifa më të uleta për studentët, kushte mësimore më të mira për nxënësit, por dhe një nivel korrupsioni e keqqeverisje disa herë më të limituar se vendi ynë.

Në Shqipëri, me miratimin e Buxhetin 2024, një proces aspak transparent, pa marrë në konsideratë kërkesat e grupeve të interesit, dhe nëpërmjet një votimi jashtë rregullores së Kuvendit, për vitin e ardhshëm do të jenë plot 6 miliardë lekë ose 60 milion euro më pak për Shëndetësinë dhe Mbrotjen Sociale.

Partia Demokratike, propozoi 8 Amendamente me qëllim të rivendosjes së vëmendjes ndaj sektorëve prioritarë në punësimit dhe ekonominë e vendit tonë, në Bujqësi, Zhvillim Rural, Qeverisja Vendore, Turizëm, të Rinjtë, si dhe trajtim financiar më dinjitoz për një sërë kategorish sociale të cilat janë të parat që përballen me rritjen e kostos së jetesës dhe cmimet e larta në treg si pensionistët, ndihma ekonomike, personat me aftësi ndryshe, por dhe dëmshpërblim për pronarët dhe përndjekurit politikë.

Në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, asnjë prej propozimeve tona nuk u parashtrua dhe votua para miratimit me votë të projektbuxhetit në tërësi sic e përcakton dhe rregullorja.

Në shkelje flagrante, me arrogancën e kartonave, deputetët e tjerë të maxhorancës me koshiencë të plotë votuan për një buxhet që nuk është aspak në mbështetje të qytetarëve, nuk siguron rritje ekonomike të qëndrueshme për biznesin, sektorët prioiritarë si Bujqesia, Turizimi dhe Manifaktura; nuk mbështet të rinjtë, studentët, të punësuarit, përfshirë ata të profesioneve të lira; mjekët, mësuesit, infermierët, pensionistët, dhe shtresat e tjera të pamundura, por çon para për inceneratorët si ai i Tiranës, që pavarësisht se ka nisur hetimi nga SPAK, sërisht 12.7 milion euro do të paguhen për vitin e ardhshëm.

Paratë e taksave të shqiptarëve, nuk do i rishpërndahen qytetarëve, ashtu sikundër është detyra kryesore e çdo qeverisjeje së paku te përgjegjshme, por do te paguajë faturat e kripura të shpenzimeve operative të qeverise, mobilimet, fasadat dhe shpenzimet per charter-in e KM Rama, qeveria e të cilit është e zhytur në korrupsion dhe afera nga ministra, funksionare te lartë publike dhe te zgjedhur vendore ose qëndrore.