Kryetari i PD, Lulzim Basha, vijoi edhe këtë javë të jetë pranë njerëzve në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë.

Basha do ta ndajë ditën e sotme me qytetarët e Kurbinit ku do të zhvillojë takime të shumta.

Axhendën e takimeve e ka nisur me një kafe mëngjesi me disa qytetarë e pjestarë të strukturave të PD në këtë degë.

“Mirëmëngjes nga Kurbini”, – shkruan Basha në rrjetet sociale krahas fotove të postuara.