Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konsumuar një kafe me disa aktor të rinj në Tiranë. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se të rinjtë e talentuar po i sjellin publikut vepra kaq mbresëlënëse dhe shprehet i bindur se shumë shpejt do ta prezantojnë denjësisht Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Një mbrëmje e këndshme me aktorët e rinj të talentuar që po i sjellin publikut vepra kaq mbresëlënëse. Jam i bindur që ata shumë shpejt do ta prezantojnë denjësisht Shqipërinë edhe në arenën ndërkombëtare.