DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, DEPUTETI ARBI AGALLIU

Pensionistët nuk do të kenë asnjë rritje të pensionit për vitin 2024.

Pamundësia e tyre për të blerë produktet bazë të jetesës do të rritet edhe më tepër.

Nëse do të marrim shembull vetëm një kavanoz me kos 250 gr nga 500 lekë që kushtonte para pak kohësh, sot kushton gati dyfish – 1000 lekë. Pra i thonë 15.000 lekë më shumë në muaj për të blerë te 250 gram kos në ditë.

Ndërkohë qeveria për një pension 100.000 lekë, prej tetorit të ketij viti do të jap 8600 lekë më shumë për shkak të inflacionit. Pra kjo rritje nuk mbulon dot as shpenzimet për 250 gr kos në ditë.

Kjo qeveri e cila ju merr shqiptareve qindra miliona euro nga tatim taksat, e po kaq nga korrupsioni ne administraten publike, nuk gjen mundesi tju japi pensionisteve pergjat vitit 2024 asnjë lek më tepër, qoftë për të mbuluar së paku një tas kos.

Ky është buxheti i vitit 2024. Asnje lek me shume per pensionet. Ky është buxheti që e lë pensionistin në mjerim të plotë.