Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi gjatë paradites së sotme me banorë të Linit në Pogradec, me të cilët ndau shqetësimet dhe problemet e tyre.

Sipas Bashës, Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

“Kënaqësi të takoja dhe bisedoja me banorë të fshatit të bukur të Linit. I dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe problemet e tyre.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

Por Shqipëria e standarteve europiane bie ndesh me ambiciet e politikës së vjetër që do të sundojë për vete, dhe jo të qeverisë për njerëzit. Kjo politikë e vjetër po e mban peng vendin.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, dhe ne duhet ta shndërrojmë atë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, – shprehet Basha në Facebook pas takimit me banorët.