Partia Demokratike ka denoncuar rritjen e tarifave nga ana e ujësjellësave në të ashtuquajturën reformimi i tyre. Nw njw deklaratw pwr mediat, inxhinieri Azmer Duleviç, shprehet se reforma nënkupton që një shoqëri, tashmë përfshin disa bashki ku aktualisht aplikohen tarifa të ndryshme të ujit, por që do të shkojnë gradualisht drejt unifikimit. Thwnw mw thjesht ai shprehet se për keqaministrimin e ujësjellësit të Korçës, do u rritet çmimi qytetarëve të Devollit, një absurd llogjikë!

 

Denoncimi i inxhinierit Azmer Duleviç:

Si po i rritet çmimi i ujit qytetarëve dhe e gjitha po kalon në heshtje?!

Partia Demokratike denoncon rritjen e tarifave nga ana e ujësjellësave në të ashtuquajturën reformimi i tyre!

Sipas Entit Rregullator të Ujit, një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit, që sjell më pas një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group Sh.a, raportonte se detyrimet e akumuluara (principal pa kamata) të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 14.01 miliardë Lekë. Nga totali i detyrimeve principal pa kamata të raportuara, vetëm ndërmarrja e UK Sh.a Durrës ka 4.93 miliard Lekë detyrime të akumuluara në vite.

Në total janë të paktën 5 ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh që kanë detyrimet më të mëdha të energjisë në raport me borxhin total.

Pas Durrësit e dyta vjen Vlora me 1.44 miliardë lekë, Patosi me 860 milionë lekë, Fieri me 770 milionë lekë dhe Kavaja me 760 milionë lekë. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është një ndër ata që shfaqin performancë më të dobët dhe që mbështetet vazhdimit nga buxheti i shtetit.

Pas dështimit spektakolar me Ujësjellësat, Qeveria ka vendosur të bëj një reformim ku nga 58 shoqëri do të krijohen 15 të tilla që do të rezultojnë nga bashkimet.

Reforma do të finalizohet me krijimin e 15 shoqërive, nga 58 që ishin deri vitin që shkoi, teksa aktualisht janë krijuar 12 prej tyre. Kjo nënkupton se një shoqëri, tashmë përfshin disa bashki ku aktualisht apikohen tarifa të ndryshme të ujit, por që do të shkojnë gradualisht drejt unifikimit. Përshembull ujësjellësi i Durrësit, tashmë përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën, ndërsa ujësjellësi i Korçës, ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin. Për keqaministrimin e ujësjellësit të Korçës do u rritet çmimi qytetarëve të Devollit, një absurd llogjikë!

Sipas metodologjisë së re të përllogaritjes të çmimeve nga pagesat e ujit, duhet të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit, çka rrjedhimisht sjell rritjen e tyre. Ndërkaq, vetë Enti Rregullator i Ujit ka parashikuar vështirësi në unifikimin e tarifave, duke qenë se diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha, për shkak të kostove mjaft të ndryshme të operimit dhe të cilësisë së shërbimit në njësitë përbërëse të tyre.

Parimi i qeverisë së Edi Ramës tashmë është: vidhja dhe qindarkën e fundit qytetarëve dhe jepja oligarkëve!

 

Problemin e ujit të pijshëm e ngriti edhe zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina e cila shprehet se qytetarët jo vetëm paguajnë dy herë për ujin, njërin të papijshëm që i vjen në çezma dhe tjetrin të pijshëm që e blejnë, por përballen dhe me rritjen abuzive të çmimit të tij.

 

“Abuzimi dhe vjedhja e qytetarëve nga kjo qeveri nuk ka të sosur.

Edhe pse jemi një vend me burime ujore të konsiderueshme, ende sot uji në çezmat tona vjen me orar dhe nuk është i pijshëm, madje dhe i dëmshëm për shëndetin tonë.

Uji është reflektimi më i mirë i keqadministrimit, abuzimit dhe korrupsionit të politikëbërjes.

Qytetarët jo vetëm paguajnë dy herë për ujin, njërin të papijshëm që i vjen në çezma dhe tjetrin të pijshëm që e blejnë, por përballen dhe me rritjen abuzive të çmimit të tij.

Partia Demokratike për qyetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo akt korruptiv dhe inkurajon dhe mbështet pa asnjë rezerve organet e drejtësisë të veprojnë mbi këdo që shpërdoron detyrën përmes korrupsionit.

Inxhinier Duleviç do të denoncojë sot abuzimin përmes korrupsionit të rritjes së çmimit të ujit” – u shpreh Karabina.