Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se Rama e Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se aleanca e tyre s’fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve, duke shtuar se fijet e dukshme e të padukshme mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.

Postimi i plotë:

Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret.