Deputetja Eralda Tase: Drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave, po kërkon fonde shtesë nga xhepat e qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase shprehet se drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushu po kërkon fonde shtesë për rritjen e nivelit.

Tase në reagimin e saj thotë se një njeri si ish ministri i Partisë Komuniste i përkëdhelur nga kryeministri Rama, që  janë kaluar ligje në parlament vetëm që ai të zgjidhet në krye të institucionit, u dashka që shqiptarëve t’u merren para për xhepat e tij.

Postimi i plotë:

Drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave kërkon fonde për rritjen e nivelit.

Një njeri i tillë, i përkëdhelur nga Edi Rama i cili kërcënoi në 2019 se nëse ish ministri i Partisë Komuniste nuk do të zgjidhej në krye të akademisë, qeveria do të ndërpriste fondet.

Pikërisht sot, kjo figurë, e politizuar dhe e korruptuar kërkon fonde kinse për akademinë.

Për Skënder Gjinushin janë kaluar ligje në parlament që i heqin autoritetin Presidentit të Republikës, vetëm që ai të zgjidhet në krye të institucionit më progresiv dhe përparimtar të vendit.

Po për hatër të Skënderit u dashka që shqiptarëve t’u merren para për xhepat e tij.

Sciencia est potentia, por jo kur paratë e buxhetit të shtetit shkojnë për një individ i cili ka lundruar në ujrat e shkencës vetëm sepse ka marrë karburant nga politika meskine e nepotizmave dhe kotësisë.