Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me qytetarët në Durrës.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha ka publikuar foto nga takimi, ku shkruan se qytetarët janë lënë në harresë për një kohë të gjatë nga politika e zhurmës, që sipas tij, vërtitet rreth halleve për karrige dhe jo problemeve të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në Durrës, për të dëgjuar zërin e atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige, jo rreth problemeve të qytetarëve.

Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo vjen si pasojë direkte e mungesës së garës në sistemin politik, që ka krijuar një ekonomi në varësi të vullnetit të qeveritarëve, duke e bërë të brishtë e të pasigurtë të ardhmen e familjeve shqiptare. Rruga për të ndryshuar këtë sistem është e gjatë dhe e vështirë, ne e kemi nisur atë e do të qëndrojmë në krah të qytetarëve për ta vendosur politikën në shërbim të mirëqenies së tyre.