Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, me anë të një postimi në facebook ka risjellë në vëmendje deklaratën e para një viti ku denonconte ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri se kishin udhëtuar jashtë vendit me biznesmenët e inceneratorëve që janë në kërkim, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Pampuri shkruan se fillimisht qeshin me akuzat, bëjnë sikur s’dinë gjë, më pas i mohojnë duke përdorur si mbrojtje sulmin dhe në fund arratisen.

Postimi i plotë:

Fillimisht qeshin me akuzat, bëjnë sikur s’dinë gjë, sikur nuk kanë lidhje me ta, më pas i mohojnë duke përdorur si mbrojtje sulmin, dhe në fund arratisen, kur përballen me akuzën.
Ky vend do bëjë përpara kur të dëgjohet zëri i njerëzve të papërlyer, kur përpëlitjet e atyre që përdorin mjegullën për të fshehur fytyrën, që t’i dëgjohet veç zëri, me të cilin mund të manipulojnë më lehtë, do të marrë fund, vetëm atëherë do të mund të ketë shpresë që ky vend do të bëhet, ndryshe, me aktrime jemi deri ne fyt, e askush që vepron me mendje nuk i merr më të mirëqëna.
Përballë mashtruesve, pazarxhinjve e manipulatorëve i drejti, i papërlyeri në një moment preferon të heshtë, dhe shijon aktrimin e tyre deri në fund.
Më shumë se një vit me parë në deklaratë për shtyp.