Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Ramës në përfundim të mbledhjes së qeverisë se po punojnë për rikonceptimin e qeverisjes

Ai shkruan se shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe sipas tij ky është largimi i Edi Ramës si edhe mbajtja përgjegjësisë për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”.

Reagimi i plotë:

Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.

Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

Shqiptarët kërkojnë zgjidhje.  E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.