Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, është shprehur se pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, që mbahen ditën e sotme, është brenda pritshmërive.

Përmes nje deklarate për mediat, Sefa tha se duke pasur parasysh periudhën kur po mbëhen këto zgjedhje, pjesëmarrja është e kënaqshme.

Ai shtoi se demokratët e kanë ditur se dot ka një proces zgjedhor në parti dhe i janë drejtuar kutive të votimit.

“Pjesëmarrja është brënda pritshmërive, duke pasur parasysh edhe periudhën kur po zhvillohen kto zgjedhje. Demokratët e kanë ditur se sot ka pasur një proces zgjedhor në PD dhe i janë drejtuar kutive të votimit” – është shprehur Sefa.