Kandidati për kryetar të PD, Lulzim Basha ka sfiduar Sali Berishën për të votuar vettingun në politike, pasi vetëm kështu sipas Bashës duket se kush është peng dhe kush jo.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se transparenca le të nisë nga ai dhe më pas tek të gjithë këta, që siç u shpreh ai prej 32 vitesh mbajnë peng Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën.