Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, në një deklaratë për mediat është shprehur se atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë  së parë digjitale në Shqipëri.

Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët.