Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, në një intervistë për mediat ka folur për mbështetjen që do të kenë gratë me programin e PD. Duke sjell në vëmendje statistikat e INSTAT ku për tremujorin e fundit rezultoi se kishim më shumë vdekje sesa lindje, Jupi tha se problemi është tek mungesa e mbështetjes për gratë dhe familjet e reja.

Për këtë, ajo u shpreh se nismat e PD do t’uvijnë në ndihmë që nga gratë e dhunuara e deri tek dhënia e mundësive për t’u vetpunësuar në biznes apo në artizanate. Jupi më tej përsëriti dhe zotimin tjetër për familjet, ku parashikon 2 mijë euro për fëmijën e parë dhe të dytë dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Fjala e Taulanda Jupit:

 

Gruaja shqiptare sot ndodhet në një nga situatat më të vështira që mund të jetë gjendur në këto 34 vite. Po t’i referohemi të dhënave qoftë të INSTAT, qoftë të Eurostat, papunësia tek gratë ka një rritje të konsiderueshme. Gruaja sot është e varur ekonomikisht. Gruaja sot nuk duhet të shihet vetëm në qendra të mëdha siç është Tirana, Durrësi, por duhet të shihen se si jetojnë dhe në zonat rurale, çfarë të ardhurash kanë, sa mundësi punësimi kanë, sa mundësi arsimimi kanë vajzat. Sot gratë kanë pasiguri për të ardhmen dhe i bën të pasigurta për të planifikuar jetën etyre familjare, për të lindur fëmijë. Dhe padyshim mungesa e të gjithë mbështetjes sociale që shteti i jep sot, shkakton edhe një nga plagët më të mëdha që shoqëria shqiptare po vuan sot, uljen e lindshmërisë.

Unë do të doja të përqendrohesha tek ato nisma të cilat Partia Demokratike ka paraqitur për gratë dhe për vajzat. Një nga pikat që PD ka propozuar në programin dedikuar grave dhe vajzave, është investimi dhe ndihma ekonomike për gratë e dhunuara, duke u ofruar atyre streh dhe duke u ofruar atyre punësim për një kohë të caktuar sa ato të dali nga ky rrethi i dhunës. Mundësi për investimin dhe ndihmë për gratë të cilat merren me artizanat. Dhe padyshim që këtu ne kemi ndikuar jo vetëm në punësimin e një gruaje që ngre një biznes, por ne ashtu siç e kemi vënë re, gratë që ndërtojnë një biznes punësojnë gra të tjera. Kështu ky është një investim zinxhir jo vetëm për një grua që merret me biznes, por për çunësimin e shumë grave të tjera. Padyshim rishikimi i mundësive të lehtësimit qoftë fiskale, qoftë të zërave të tjerë të punësimit për të gjithë ato biznese kanë të punësuar gra dhe vajza.

Duhet të theksoj këtu dhe njëherë mbështetjen për familjen, se padyshim mbështetja për familjen shkon te çdo grua dhe te çdo vajzë. Mbështetja për familjen do të jetë 2 mijë euro shpërblim për bebebn e parë, 2 mijë euro për beben e dytë dhe 20 mijë euro për beben e tretë. Në kushtet kur për herë të parë që nga vitet 1991, Shqipëria në tremujorin e parë ka shënuar një numër më të lartë të vdekjeve sesa të lindjeve. Pra, jemi në minus në shtimin natyror të popullsisë. Dhe kjo ndihmë që do u japim është një koncept për t’iu gjendur pranë grave dhe vajzave, sidomos nënave të reja të cilat duan, apo zgjedhin të bëjnë fëmijën e tretë.