FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KUVEND

 

Zonja kryetarem transparenca shërbeteh përmes procedurave parlamentare. Shkelja e procedurave parlamentare bëhet për t’i mohuar qytetarëve transparencën. Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës, doni ta fusni sot pa e kaluar në komisionin e ligjeve dhe na ftoni që çfarë kemi ta themi këtu në këtë sallë. Pse? Përgjigjja është fare e thjeshtë, sepse ju nuk doni që qytetarët të kenë mundësinë të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO-ja, dhe ndëshkon opozitarë dhe protestues të tjerë. Sa për kategoritë që përfitojnë sipas këtij propozimi, ata janë fare të qartë.

Përfitojnë zytarët e dënuar apo të hetuar në nenin 244 – Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 244/a -Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë
Neni 245 – Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1 -Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a-Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258-Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a-Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312-Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.
Neni 319/a-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/b-Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 319/ç-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
Neni 319/d-Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
Neni 319/e-Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
Neni 328 – Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a -Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Për ata deputetë sic u shpreh dikush që nuk e ka parë propozimin, të gjitha këto vepra do të amnistohen me votën jo transparente të pakaluara në komisionin ligjor me një pazar të qartë. Ku përjashtohen, në kundërshtim me atë që pretendoi ministri i drejtësisë, protestuesit, masivisht të gjithë protestuesit, pa përjashtim të gjithë protestuesit e opozitës janë akuzuar, hetuar dhe dënuar për nenin 236/2 “kundërshtim të punonjësve të policisë”, si akuzaë kryesore. Ndërkohë që propozimi prek vetëm 236/1, pothuajse asnjë protestues nuk përfiton. Zyrtarët e korruptuar, të dënuar apo nën hetim përftitojnë. Është e qartë që kz Pazar i ulët, është një pazar anti-drejtësi, është një pazar anti-SPAK/ Përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi protestuesit kundër korrupsionit. Përfitojnë pra të korruptuarit dhe dënohen ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit. Duke përfshirë zyrtarë të lartë të çështjeve që gjeja janë nën hetim parlamentar, siç është ish sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.