PJESË NGA BASHKËBISEDIMI I HAPUR I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME ERMAL PEÇIN DHE MARSID GUPIN

 

-Kur ishte procesi i anëtarësimit në NATO, dita s’ka qenë shumë në ministri seç ka qenë në ajër në takime në kryeqytete të ndryshme. Si rregull, ministrat e vendeve të vogla janë gjithmonë në ajër se janë ata që duhet të shkojnë për vizitë. Sigurisht ka dhe vizitorë që vijnë dhe të nderojnë. Dyfish më shumë në atë periudhë, se siç e the, u ndërthurën dy, madje tre ngjarje të rëndësishme, procesi i anëtarësimit në NATO, procesi i pavarësimit të Kosovës megjithë koklavitjet e veta derisa u finalizua me sukses. Po paralelishtndonëse me të njëjtën bujë si këto të dyja, ecte përpara edhe procesi i integrimit europian me të dy komponentët. Komponenti i hartës së rrugës domethënë për të përmbushur kriteret për t’u bërë anëtarë, për të marrë statusin e vendit kandidat dhe dialogu për heqjen e vizave. Pra, mund të imagjinosh ishte një agjendë e plotë falë Zotit, se dua të them dhe këtë se jemi në një agjendë të lirdhme këtu, përndryshe nëse nuk ka një agjendë të tillë, puna e një ministri të jashtëm të një vendi të vogël është puna më e mërzitshme e çdo anëtari të kabinetit. Se pastaj reduktohet në dreka, darka, pritje, përcjelje. Por realisht unë, kabineti, stafi im, gjithë ministria e jashtme nuk kishim kohë të merrnim frymë dhe e them këtë në kuptimin pozitiv të fjalës. Presidenti Bush ka qenë faktor që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, padiskutim. Le të themi Amerika në tërrësi, por presidenti Bush më shumë sesa thjesht lideri i Amerikës. Që ishte si të them më shumë një interes personal për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe këtu dua të them diçka se po flisnim për komunikimin e drejtpërdrejtë.

 

– Takimi i parë me përfaqësuesen e SHBA-së në Bruksel, ambasadoren e SHBA-së në NATO. Takimi i parë ishte, dita ime e 5 apo e 6 pas betimit si ministër i jashtëm. Sa u ulëm në takim më thotë, po të bëhët sot vota në Këshillin e Atlantikut të Veriut, merrni një gjysmë vote. I thash unë nuk e dija që votat ndaheshin përgjysmë. Nuk ndahen më tha, po e them në mënyrë figurative, vota ime e simpatisë, e mbështetjes, e dëshirës për ta parë Shqipërinë në NATO, po përndryshe të gjithë vendet e tjera nuk i keni pro, sepse keni shumë punë për të bërë. Domethene ishte fjalia e katërt ose e pestë pas prezntimit e drejtëpërdrejtë. Pa u përpjekur fare ta ëmbëlsonte lajmin jo të mirë. Bëhet fjalë për majin e 2007-ës. Kuptohet që ishte një farë ankthi, jo paniku, si me thënë një stimul që kësaj duhet t’i futeni me kokë, sepse samiti i Bukureshtit ishte më pak se një vit nga ky moment, ishte në prill të 2008-ës. Iu futëm punës, me kompleksitetet e veta, me shumë kundërshti, siç më paralajmëruan amerikanët. Por kur po i afroheshim finishit, ndërkohë që kishte akoma përpjekje për të na futur shkopinj nën rota. Njerëz që nuk e donin, Shqipëria nuk është gati. Kroacia është gati, Shqipëria nuk është gati, madje edhe Maqedonia nuk është gati, por Shqipëria nuk është gati. Në këtë moment lidershipi amerikan doli hapur, doli mbi sipërfaqe. E mbaj mend që nga njëra anë “hë se këta shqiptarët s’janë gati, nga ana tjetër e njëjta përfaqësuese e SHBA-së më thoshte, isha me presidentin po shkonim më duket në Afganistan, isha në avionin presidencial Air Force One dhe më pyeti: “si i kam shqiptarët e mi”. “Si i kam shqiptarët e mi”, shumë domethënëse.

 

– Procesi i anëtarësimitnë NATO nuk kishte për të ecur përpara pa një angazhim total të të gjithë faktorëve brenda qeverisjes. Nga ana e opozitës së atëhershme , është ajo sëmundja e vjetër që të shikosh diçka që arrihet, janë gjëra që nuk duhet t’i kujtojmë. Siç thonin “NATO-ja është natë”, apo njoftimin e një mitingu ditën e marrjes së ftesës, që nuk u bë fatmirësisht, tregonte që kishte një tension. Tensioni ishte brenda një grupi të PS, do të thoja dominant në një mënyrë, grupit më të fuqishëm politik që e shikonte këtë në optikën e ngushtë të interesit partiak. Këta do marrin meritat, po vijnë zgjedhjet e 2009-ës, e tjerë e tjerë, domethënë atëherë u pozicionuan gabim. Tani mburen , tani duket sikur kanë qenë ata që e kanë bërë procesin që e kanë bërë. Edhe mirë është që ta harrojmë këtë pjesë, sepse nuk na bën nder bujari dhe fisnikëri, por duhet të jesh zemërgjerë në politikë. Zemërgjerësia në politikë është mandra e konservatorizmi, e politikës së djathtë. Domethënë ngushtësia për ta parë këtë se ky është një avantazh që po merr kundërshtari politik. Por siç ju thash, nuk ishte vetëm ky lob, ishte dhe një lob tjetër, s’duata përmend me emër se do thonë ky tani këtë po e veçon për mirë, ndoshta nuk i bëj mirë në jetën e brendshme partiake, por kishte persona që kanë pasur përgjegjhësi shtetërore të cilët u ngritën dhe thanë që “nuk mund të adoptojmë qëndrime të tilla, futja në NATO është diçka që duhet të shkojë përtej politikës së përditshme, përtej konfliktit tonë si socialist me PD”. Dhe mendoj që ka qenë një zë i arsyeshëm që çoi dhe në hapa të tillë, që nuk e bën atë mitingun se do të kishte mbetur si një njollë e zezë.

 

– Nga ana tjetër ishin rusët. Kur ndodhi e gjithë kjo, pavarësisht se Gjeorgjia dhe Ukraina nuk morën si me thënë planin e veprimit për anëtarësim, por morën një përkushtim politik, gjeorgjia dhe Ukraina do të jenë anëtare të NATO-s, është akoma, kjo është fraza që NATO ka për këto dy vende, këta ishin bërë bishë. Pasi mbaroi gjithçka, u ulëm, kishim darkën zyrtare, kryetarët e delegacioneve që ishin Presidentët dhe Kryeministrat, në rastin tonë ishte dhe presidenti dhe kryeministri, në rastet e tjera mund të ishte ose presidenti ose kryeministri, kishin tavolinën e tyre. Ministrat e Jashtëm ishim ne në tavolina veç. Erdhën me vonesë, gjëja e parë që nuk duhet të ndodh. Dhe u futën me atë të ecurën që ecën pak si lac Putini. Pak i shkurtër, tundet pak. Lavrovi që e ndiqte nga mbrapa i zi, pak zeshkan dhe i zi në fytyrë. Ai shkon ulet atje, Lavrovi ulet në tavolinën tonë. Ulet përballë kështu siç jemi me Marsidin. Nga krahu tjetër ishte Miloshovski, ministri i jashtëm i Maqedonisë, që ishte bërë sterë se s’kishte marrë ftesën për anëtarësim. Ulet Levrovi, sfidim total të çdo etike, nxjerr cigaren dhe fillon e pin cigaren aty në pallat, ndërsa ne si themi gjë. i kthehet e i thotë, “Antonio ça ke? Je mërzitur i thotë? Pse je mërzitur? Ku e di ti a do ketë a s’do ketë më NATO pas 10 vitesh? A do ketë apo s’do ketë pas 10 vitesh?”. Provokim komplet, i fliste atij që të dëgjoja unë dhe ministri i jashtëm kroat. Se ne ishim future, ne kishim marrë ftesën. “hë Basha, si mendon ti?” – më tha mua. Po i them kjo puna e jetëgjatësisë së perandorive thash unë nuk përcaktohet nga dëshirat e një aktori, apo jo? “Hë hë” – ma bëri, pinte cigaren dhe treste vështrimin diku në tavolinë tjetër ku ishte delegacioni i Azerbajxhanit për arsye që nuk mund t’i them.

 

-Fëmija i parë, sigurisht dhe fëmija i dytë, çdo fëmij është bekim, por fëmija i parë është një shndërim total në jetën tënde. Domethënë nuk ngopesha me Dafinën dhe me idenë që isha bërë baba. Po nga ana tjetër agjenda ishte e tmerrshme. Përshembull një udhëtim, ose një seri udhëtimesh. Fillimi i 2008-ës, për të parë intensitetin e gjësë, fillimi i 2009-ës që ishim në procesin e ratifikimit, kishte ndodhur aderimi do të bëhej ratifikimi. Çdo vend anëtarë duhej të ratifikonte në Parlament anëtarësimin. Nisi në Davos riti, që është një mundësi e artë se aty janë treçereku i qeverive relevante për këto procese. Nisi në Davos, nga Davosi në Zvicër, direkt në Uashington në takimin e dytë me Kondolica Rice. Nga Uashingtoni ku diskutuam për këtë çështje, por diskutonim dhe për pavarësinë e Kosovës, se procesi po shkonte drejt shterimit të përpjekjes multilaterale dhe pastaj u orientua drejt shpalljes së pavarësisë. Nga Uashingtoni direct në Tiranë, mbërita rreth orës 3 ose 4 pasdite, shkova në ministry dhe pastaj, s’kishte mbaruar rruga e Kombit dhe pastaj prita më duket zëvendësministrin Polak dhe u nisa në orën 8 të darkës për në Kosovë dhe mbërrita atje rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit. Takova të gjithë krerët e shtetit dhe të opozitës në mëngjes për të ndarë disa gjëra, porosi, mesazhe nga Uashingtoni. U ktheva, ishte zëvendësministri rus që vinte për marrëdhëniet dypalëshe, Titovi se tani e kujtoj, e takova për kortezi, e ula me zëvendësministrin tim Gurakuqin. Mora rrugën për në aeroport dhe u nisa për në vizitë zyrtare të nivelit më të lartë në Japoni, ku na priste agjenda më e plotë. U prit kreu i delegacionit nga kryeministri dhe nga Perandori që është dhe protokolli më i veçantë. Marrëdhënie dypalëshe dhe e rëndësishme ku unë kisha dhe një histori me ta si ministër transporti kishim nënshkruar një project për ujërat e zeza të Tiranës. Nga Japonia në Konferencën e Sigurisë në Mynih, nga Konferenca e sigurisë në Mynih u nisëm për në Rijekjavik në Islandc sepse ishte miratimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Nga Riekjaviku në Rihad, për t’i kërkuar Arabisë Saudite të merrte një rol udhëheqës në të gjithë vendet e gjirit. Një pritje e jashtëzakonshme dhe aty nga ministry i jashtëm i atëhershëm, nga mbreti Abdullah, të dy kanë ndërruar jetë. Paçin dritë na kanë ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, Tre javë më vonë Arabia Saudite e njohu, e njohën edhe vendet e tjera të Këshillit të Kooperimit të Gjirit. Pra po ju them që ka qenë një agjendë kur tani kur e mendon, thua a mundet fizikisht të përballosh një agjendë të tillë?! Sigurisht koston kryesore e mbante kontakti me familjen. Po vajza ishte e vogël. Domethënë vajza nuk mban mend gjë nga këto. Mbaj mend vetëm kur e merrja në telefon në atë kohë, ishin ata telefonat e vjetër. E ruajta telefonin e vjetër, e kam akoma që sa herë e merrja në telefon Aurelën ma kalonte në telefon, ajo sapo kishte filluar të belbëzonte. Dhe ai cellular është i mbushur me regjistrime të belbëzimeve të Dafinës. Ditën kur u nisa nga Zvicra për në Departament të Shtetit në Uashington, nga ora 7 e mëngjesit e marrë në telfon Aurelën, se fëmijët e vegjël zgjohen herët dhe pretendojmë tani që ai ka qenë momenti kur ajo ka thënë për herë të parë fjalën ba. Tani a është e vërtetë apo ka qenë ba për diçka tjetër këtë se dimë. Por që është e regjistruar dhe është një emocion.