Postimi i plotë i krut të PD, Lulzim Basha:

I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta i ikonës dhe “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu.

Falë talentit dhe punës së saj të palodhur, Lili Cingu ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.

Ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët si Lili Cingu jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Cingu, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mjeshtres së madhe!

U prehtë në paqe!