Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, përmes një komunikimi në grupin e ëhatsp të Komisionit, ka mohuar që mbledhja e së premtes online të jetë e dakordësuar siç është njoftuar në këtë grup nga sekretarja e komisionit. Sipas Alibeaj, për këtë mbledhje nuk ka pas asnjë dakordësi mes dy bashkëkryetarëve siç pretendohet në njoftim.

 

Më poshtë njoftimi i sekretares së Komisionit:

 

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Më lejoni t’Ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024,  në orën 10.00.

Linku i mbledhjes do ju dërgohet në vijim!

Duke Ju falenderuar,

Vijola

 

Ndërkohë ky është komunikimi në grup i zotit Alibeaj:

 

Pershendetje Vijola. Kete njoftim e ke te pasakte! Nuk kam dhene pelqimin per mbledhje online diten e premte. Kerkesa ime eshte per mbledhje, te komisionit, edhe online, diten e sotme. Ndaj percillja bashkekryetarit si kerkese, per te ribere njoftimin per mbledhje diten e sotme. Jam ne pritje.