Nënkryetari dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas pranimit në Komisionin për Çështjet Ligjore të amendamentit të PD për amnistinë penale, ku parashikon lirimin nga burgu të qindra qytetarëve që janë arrestuar padrejtësisht në protestat e organizuara nga Partia Demokratike.

 

Postimi i plotë i nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj:

 

Në emër të PD, paraqita sot amendamentin për amnistinë. PD ka një borxh ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjeve të saj për protesta për të drejtat politike, ekonomike dhe sociale, e që për këtë shkak u gjendën nën terror policor. Përgjegjësia politike është e PD dhe e njohim atë. Ndaj rëndon si detyrim që t’iu dalim në krah qytetarëve. Jo vetëm për ato që PD thirri, por edhe ato që organizoi shoqëria civile. Deri tani i kemi asistuar me mbrojtje juridike falas. Tashmë është detyrimi ynë ta paraqesim e ta votojmë këtë amendament në mbrojtje të:

– protestuesëve të banorëve të zonës së Astirit në Tiranë,

– protestuesëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar,

– protestuesëve të banorëve të Bregut të Lumit,

– protestuesëve të banorëve të zonës së Shkozës,

– studentëve protestues

– protestuesëve kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha.

 

Nuk i harrojmë