REAGIMI I DEPUTETES SË PD, ERALDA TASE BANO, PËR SULMIN VERBAL NDAJ FLUTURA AÇKËS

 

Sulmi i sotëm ndaj znj. Flutura Açka dhe të gjitha zonjave deputete pjesë e komisionit, është një akt i shëmtuar dhune i cili pavarësisht problemeve dhe mosdakordësive të brendahme, nuk i shërben askujt veç Edi Ramës.

Mjaft është mjaft! Akuzat e vazhdueshme për shitje, shërbim ndaj Edi Ramës e çdo shantazh tjetër që prej dy vitesh përsëriten ndaj çdo deputeti që mendon ndryshe, që mendon se Sali Berisha nuk është zgjedhje dhe zgjidhje, që mendon se PD duhet të ecë drejt perëndimit, është tregues se në një parti politike nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë mendim dhe qëndrim ndryshe sipas versionit të krahut tjetër.

Asgjë nuk e justifikon dhunën. Asgjë! Asnjë ideal sado e fortë të jetë.

Bëj thirrje dhe uroj që kjo situatë të mos përsëritet më sepse mesazhi është i qartë.

Kur tentohen të intimidohen zonjat e kuvendit nga burra me kostum e kollare, imagjinoj çfarë mund të ndodhë në masë.

Ndasitë diskutohen me dialog pa patur nevojë për skena të tilla që në prapaskenë kanë kryeministrin që fërkon barkun nga vetëkënaqësia.