Në kuadër të takimeve me qytetarë në Lushnje, kreu i PD Lulzim Basha vizitoi edhe familjen e qëndrestarit të PD, Llazar Prifti.

Basha shprehet se pa qëndresën e idealistëve si Llazari ne nuk do të ishim sot anembanë vendit, për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të vizitoja shtëpinë e Llazar Priftit, në Toshkëz, Lushnje; qëndrestar dhe kontributor i pakursyer i të djathtës dhe i Partisë Demokratike.

Pa qëndresën e idealistëve si Llazari ne nuk do të ishim sot anembanë vendit, për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, për t’u dhënë atyre alternativën tonë, për vende pune për të rinjtë tanë, për rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, që të kenë mundësi, arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë ne qëndruam me vendosmëri në mbrojtje të vlerave dhe orientimit tonë properëndimor dhe sot po ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë këtu në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

#partiademokratike #nëshërbimintuaj