Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, i është përgjigjur akuzave të radhës të Sali Berishës ku shprehet se pas çdo sulmi ndaj PD, dikush pran tij fiton nga Rama një leje ndertimi për kulla e resorte.

Bejko thotë se sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe Lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës” aq më e madhe është leja e rradhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij.

 

Reagimi i nënkryetarit të PD, Roland Bejko:

Pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndertimi për kulla e resorte.

Që ta kuptojmë mirë të gjithë; sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe Lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës” aq më e madhe është leja e rradhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij.

Është fakt që sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpermblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.

Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqiperinë. Halli i nongrates nuk eshte halli i shqiptareve, dhe as i demokrateve.

Perpjekjet e tij per t’i ikur pergjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses.

Aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukes. Ata shpresojnë  se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëszojnë gjithë Shqiperinë.

Rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave, dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit jane ndarë njëherë e mirë.

PD është çdo ditë mes qytetarëve, ku në bashkëpunim të ngushtë me ta dhe me partnerët strategjikë, do t’i japë vendit alternativën qeverisëse që presin dhe duan shumica e shqiptarëve.