Nga nënkryetarja dhe deputetja e PD, Flutura Açka

 

Protesta e studentëve të Degës së Mjekësisë ishte e paralajmëruar dhe e pritur, pasi qëndrimin e tyre ndaj iniciativave ligjore për “detyrimin” me ligj të shërbimit në vend pas studimeve universitare, ata e kanë bërë të qartë para institucioneve qeveritare përgjegjëse, para Kuvendit të Shqipërisë dhe pjesë të debatit publik të shoqërisë shqiptare.

Kur Projektligji për Trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë, kaloi me shumë nxit për diskutim në Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik dhe për votim në Parlament, shqetësimi ishte shumë i qartë: grupet e interesit nuk ishin respektuar në hartimin e një projekti solid e që mund t’i jepte një zgjidhje të duhur situatës së krijuar pas shpalljes së tij.

Jo vetëm antikushtetues, por diskriminues, ndëshkues dhe tejet i cunguar, i atillë që nuk e përligj me zgjidhje shqetësimin kombëtar të rrjedhjes së trurit dhe të burimeve njerëzore, veçmas në degët e rëndësishme të shërbimit ndaj popullatës, ky ligj, i shqyrtuar dhe miratuar në pak javë, vetëm e mveshi plagën kombëtare me kinse zgjidhje, por edhe prodhoi edhe shumë keqkuptime dhe revoltë mes studentëve.

Partia Demokratike e Shqipërisë është pranë shqetësomit të studentëve dhe familjeve të tyre, është pranë interesit të studentëve dhe mbështet të drejtën e tyre për t’u dëgjuar, respektuar dhe kërkon që iniciativat ligjore të përshtaten me interesat e studentëve dhe gërsherimit të nevojave të tyre me ato kombëtare që kërkon situata akti ale e vendit tonë.

E përfshirë në debatin publik mbi këtë çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar arrogancës qeveritare të treguar në votimin e këtij ligji, ka qenë kundër nxitimit të diskutimit, votimit dhe zbatimit të tij, kundēr shpërfilljes së zërin të grupeve të interesit, një nga detyrime bazë në demokracinë e shëndetshme.

Studentët, të shpërfillur nga ky proces, kërkojnë zgjidhje.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë

Studentet Shqiptare