Në kuadër të ditës Botërore të Shëndetit Mendor, nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, shprehet se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (2022), shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, u mungojnë politikat kombëtare të parandalimit të vetëvrasjeve, si dhe nevoja për standarde në lidhje me kujdesin ndaj shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët.

Pampuri shprehet se pasojat nga ç’rregullimet e shëndetit mendor janë shumëfishta nga ankthi, depresioni, sjelljet dëmtuese që çojnë deri në vetëvrasje.

Deputetja e PD ngre shqetësimin se mungesa e praktiva të de-institucionalizimit të shërbimeve të shëndetit mendor, mungesa në stafe mjeksore dhe psiko-sociale, mungesa e strategjive dhe planveprimit ndër-sektorial për parandalimin e vetëvrasjes, buxhetimit të duhur janë ndër faktorët frenues.

Sipas saj, ka ardhur koha që kjo lloj makutërie dhe mungesë përgjegjshmërie të ndalet sa më pare, pasi Shëndeti Publik dhe rëndësia e Shëndetit Mendor duhet të jenë prioritet për shoqërinë dhe të rinjtë veçanërisht.

 

Reagimi i plotë:

 

️Sot është 10 Tetori Dita Boterore e Shëndetit Mendor!

 

Përtej tabuve shoqërore, shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm dhe i domosdoshëm të adresohet me programe kombëtare dhe me shërbime sipas nevojës së popullatës.

 

Pandemia e Covid-19 na tregoi dhe njëherë se rëndësia ndaj shëndetit mendor duhet të jetë një prioritet për të gjithë.

 

Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert (2021) i cili mati nivelin e përjetimit të simptomave të stresit të shkaktuar nga COVID-19 tregoi se gati gjysma e punonjësve në sektorë të ndryshëm (50.8%) kanë përjetuar një nivel stresi të lehtë dhe të lartë.

 

Po ashtu sipas studimit të Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer (2021) evidentoi se tre simptoma komplekse iu zhvilluan punonjësve të Shëndetësi si ;

– Lodhja (83% të anketuarve)

– Stresi (79% të anketuarve)

– Pagjumësia (76% të anketuarve)

Ankthi dhe mungesa e interesit për aktivitete ishte gjithashtu domethënës, respektivisht 63% dhe 56%.

 

Referuar një studimi të UNICEF (2021) adoloshentët shpesh raportojnë se ndihen nervozë (18 %) temperament te veshtire(20 %) dhe dhimbje koke dhe vështirësi për të fjetur (15 %).

 

Sipas UNICEF nevojitet investim urgjent për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë sektorët, jo vetëm në shëndetësi, për të mbështetur një qasje të të gjithë shoqërisë ndaj parandalimit, promovimit dhe kujdesit.

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (2022) shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor (përfshirë Shqipërinë) u mungojnë politikat kombëtare të parandalimit të vetëvrasjeve, si dhe nevoja për standarde në lidhje me kujdesin ndaj shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët.

 

‼️Por problemet në Shëndetin Mendor ne i hasim gjithnjë e më shumë përkundrejt grupmoshave të ndryshme e sidomos të rinjve 10-19 vjeç ku 1 në 7 fëmijë (në nivel global sipas UNICEF) vuan nga një ç’rregullim të shëndetit mendor.

 

Pasojat nga ç’rregullimet e shëndetit mendor janë shumëfishta nga ankthi, depresioni, sjelljet dëmtuese që çojnë deri në vetëvrasje.

 

‼️Po aq shqetësuese mbeten dhe krijimi i varësisë nga substancat psikotrope. Sot Shqipëria renditet midis 10 vendeve me përdorimin më të lartë të subtancave narkotike (vendin e 7-të sipas UNODOC).

 

‼️Përdorimi i substancave sintetike si amfetamina (MDMA), cannabis, drogërat e rënda apo dhe të ashtuquajturve “tullumbaceve” janë një dëshmi e qartë se kontrolli i instituicioneve shtetërore dhe ligjzbatuese është inekzistent.

 

Ky realitet tregoi dhe një herë mungese vemendje dhe prioriteti te kësaj qeverie, ndaj popullatës në tërësi dhe të rinjve. Mjafton të kujtojmë apelin e mjekëve dhe toksikologëve para miratimit të ligjit të kanabisit, i cili u injorua plotësisht nga qeveria, mbi pasojat e rënda stimuluese dhe nxitëse që do të krijonte. Kjo pasi është e provuar shkencërisht se çdo politikë favorizuese ndaj liberalizimit të narkotikeve, rrit në mënyrë të ndjeshme përdorimin e këtyre drogave dhe për pasojë krijon më shumë varësi tek grupmoshat e reja.

 

Por kjo nuk është e vetmja problematikë që sistemi shëndetësor përballet perballe rreziqeve të shtuara që krijohen nga mos adresimi me politika e shërbime të përshtatshme ndaj Shëndetit Mendor.

 

Mungesa e praktiva të de-institucionalizimit të shërbimeve të shëndetit mendor, mungesa në stafe mjeksore dhe psiko-sociale, mungesa e strategjive dhe planveprimit ndër-sektorial për parandalimin e vetëvrasjes, buxhetimit të duhur janë ndër faktorët frenues.

 

Sot Shëndeti Publik dhe Shëndetësia në tërësi prioritizon PPP dhe konçesione që janë jo vetëm korruptive – tashmë të provuara nga organet e drejtësisë dhe auditimit shtetëror – por dhe ofrimit të shërbimeve jashtë standarteve dhe nevojave të popullatës dhe grupeve shoqërore në rrisk.

 

Ka ardhur koha që kjo lloj makutërie dhe mungesë përgjegjshmërie të ndalet sa më parë. Shëndeti Publik dhe rëndësia e Shëndetit Mendor duhet të jenë prioritet për shoqërinë dhe të rinjtë veçanërisht.