FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA, ME GAZETARËT JASHTË PARLAMENTIT

 

E sotmja është një ditë turpi tjetër për Kuvendin e Shqipërisë. Sot parlamenti shqiptar, me vonesë në krahasim me parlamentin europian, duhej të kishte mbajtur një qëndrim për Kosovën. Por nuk po e mban këtë qëndrim, ndonëse ka dy orë që diskuton nën prtkun e procedurës, nuk arrin dot të formulojë një qëndrim të përbashkët për Kosovën. Dhe ky do të jetë një moment I turpshëm që është kthyer në neverinë e shqiptarëve. Një nga arsyet se pse ne ndodhemi këtu është se Partisë Demokratike I mohoet në mënyrë të vazhdueshme zëri I vet në institucionet e parlamentit. Nëse Partia Demokratike do të kishte qenë e përfaqësuar në mënyrë zyrtare në Konferencën e Kryetarëve, nuk do të kishte rënë dakord me një seancë të shtyrë për datën 12. Padiskutim Partia Socialiste do të kishte përdorur kartonat e vet, por do të kishte marrë dhe turpin para shqiptarëve për shtyrjen me një javë të një çështje për të cilën Parlamenti Europian e gjeti kohën dhe parlamenti shqiptar nuk e gjen kohën. Ndaj, e para dhe më e rëndësishmja, t’I japim fund këtij turpi. Natyrisht kjo sallë është jashtë kontrollit tonë, është në kontrollin e përbvashkët të atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu, pa parlament funksional, pa opozitë funksionale, pa respekt për të drejtën e fjalës, pa respekt për ligjin dhe ndërkohë shumica dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim dhe me të cilët jemi dhe do të jemi çdo ditë për ta ndryshuar një orë e më parë këtë parlament. Ky parlament ka rënë akoma pa ardhur data e zgjedhjeve të ardhshme. Por ne do të jemi me njerëzit që parlamenti I ardhshëm të ketë fytryrat e tyre, zërat e tyrem çështjet e tyre dhe jo një maskaradë të shpifur si kjo që shohim në mënyrë të vayhdueshme në këtë parlament.

 

Pyetje: Zoti Basha, keni përjashtuar nga Partia Demokratike 11 deputetët të cilët sipas jush kanë qenë në krah të zotit Berisha. A do të kenë të njëjtin fat edhe deputetët e tjerë që janë reshtuar krah zotit Bardhi dhe nuk ju pranojnë juve si kryetar të Partisë Demokratike dhe vendimet e tjera që ju keni marrë me parlamentin?

 

Lulzim Basha: Partia Demokratike do të veprojë siç vepron çdo parti në Partinë Popullore Europiane. Do të kërkojë që cdo deputet të bëjë detyrën e vet dhe do të masë çdo deputetë nga detyra që ka karshi demokratëve dhe karshi qytetarëve.

 

Pyetje: Zoti Basha si do t’I përgjigjeni akuzave të zotit Bardhi se keni marrë dy kate në një kullë? Janë akuza në fakt që janë bërë nga zoti Bardhi në seancat plenare, por nuk kemi parë një përgjigje nga ana juaj.

 

Lulzim Basha: Përgjigjja ime ishte aty dhe do t’ua them fare qartë. E para e punës është një shpifje e pastër e shkollës Berishiste. Vjen nga një njeri I cili deri dje sulmonte babin e Zenit dhe sot është bërë avokati I babit të Zenit dhe I kullave 64 katëshe. Dhe e treat, familjarët e mi çdo transaksion e kanë të deklaruar, paguajnë cent më cent taksat, e kanë transparentm ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati I tyre më I ri Gazment Bardhi. Ju faleminderit!