Kryetari i PD, gjatë paradites së sotme u ndal në familjen e fermerit Emin Kukli në fshatin Ibë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, ku u njoh me shqetësimet e fermerëve të kësaj zone. Ata i thanë kryetarit të PD se situata është e vështirë, pasi qeveria e ka harruar fshatin e bujqësinë, mbështetje nuk ka, ndërsa rinia dhe krahu i punës po ikën përditë.

Sipas Bashës gjendja kërkon ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellë PD.
“Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë, këtu në vendin tonë”, – tha kreu i PD.

Statusi i plotë:

Me fermerin Emin Kukli, diskutuam për problemet me të cilat përballen fermerët dhe zgjidhjet e duhura për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë.

Politikat aktuale kanë bërë që pasuritë e shumta të vendit, të kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë.

Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim. 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, duke e renditur Shqipërinë në vendin më të varfër të rajonit.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë, këtu në vendin tonë.

Shqipëria i ka mundësit për tu ofruar një jetë me të mirë qytetareve te saj, por duhet që pasuritë e saj të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët dhe jo nje grushti njerëzish të lidhur ne qeveritarët.