Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në Dibër:

Dhe kështu ishte edhe ndryshimi i kushtetuetës në 2008-ën, u shit si një reformë Kushtetuese me konsensus midis PD-së atëherë në pushtet dhe PS-së atëherë në opozitë. Po çfarë solli? Solli listat e mbyllura proporcionale, me kandidat për deputet të emëruar nga kryetarët e partive, me kandidat për deputet që as nuk kishin nevojë dhe as nuk e bënin më kontaktin me qytetarët. E rëndësishme për ta ishte që të kishin marrëdhënien me kryetarin. Prej fillimit të degradimit të një Republike të re të ndërtuar mbi parimet e përfaqësimit dhe zgjedhjes me delegim të atyre që marrin vendimet. Nuk mund të mblidhet Dibra, s’ka kuvend të madh për ta mbledh gjithë Dibrën. Pavarësisht në këngët tona i këndohet kësaj tradite kur bëhet fjalë për të deleguar. Dhe këta të deleguar sot janë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë. Po kush i delegon ata, kush i çon në atë sallë për të marrë vendime? Deri në 2008-ën me sistemin mazhoritar me korrektim proporcional, i çonin qytetarët e këtij vendi, prej 2008-ës deri më sot, i caktojnë kryetarët e partive. Ky ishte një ndryshim negativ, një prapakthehu në rrugën e shkurtër dhe të tatëpjetë të demokracisë së shqiptarëve. Ndaj sot jemi këtu për të folur për ndryshimin që kanë nevojë njerëzit. Por jo thjesht teorikisht, praktikisht si është e mundur, si mund ta mundësojmë angazhimin e qytetarëve tanë, të atyre që duan të dëgjohen, që duan të përfaqsohen dhe të cilët i nxisin të bëhen pjesë e kësaj rruge të re që kemi nisur jo për veten tonë, as thjesht për demokratët dhe Partinë Demokratike, po për të gjithë shqiptarët. Si mund t’i nxisim të bëhen pjesë shqiptarët të zgjedhin dhe të kërkojnë të zgjidhen për të përfaqësuar më të mirën, interesin më të mirëtë qytetarëve në parlament? si mund të garantojmë që parlamenti i ardhshëm i cili do të konstituohet jo më vonë se një vit e gjysmë nga ky moment që flasim, ndoshta më herët por kurrsesi jo më vonë, të jetë në fakt një Kuvend i shqiptarëve dhe për shqiptarët. Dhe jo një përfaqësues i një grushti njerëzish dhe i interesave të tyre personale. Kjo është ajo për të cilën kemi ardhur sot dhe për të cilën pas meje do të marrë fjalën bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, zoti Alibeaj, Serketari i Përgjithshëm. Sekretari i çështjeve elektorale dhe ligjore zoti Sefa dhe Serkretari për Reformën Zgjedhore zoti Kthupi. Para se të kem nderin dhe kënaqësinë t’iu jap fjalën për të shpjeguar para jush platformën e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, më lejoni shkurtimisht të shpjegoj disa nga parimet dhe çështjet kryesore sa na takon ne të kësaj reforme dhe natyrisht të vazhdojmë këtë bashkëbisedim në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Listat e hapura, janë antidota, janë vaksina kundër ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës që e mbyllën në kafaz vullnetin e votueseve shqiptarë dhe përcaktuan që kryetarët e partive tash e tutje do të jenë ata që përcaktojnë listat e mbyllura. Listat e hapura, do të mundësojnë që dibranët dhe të gjithë shqiptarët të kenë mundësi të çojë në Kuvendin e Shqipërisë njerëzit që ata besojnë më shumë, ata që kanë reputacion, ata që gëzojnë respektin tuaj, ata që ua dinë hallet, ata që u janë në krah në ditë mira e në veçanti në ditë të vështira. Ata që ngrenë zërin sa herë që dhunoheni apo ju nëpërkëmben të drejtat nga policia apo nga tatimorët, nga inspektorët apo kushdo tjetër në administratë që e trajton shtetin si çifligun e vet dhe jo si vullnatin e përbashkët që mbahet në këmbë falë taksave që gjithësecili prej jush paguan. Këta njerëz të cilët kanë dhënë, japin dhe duhet të vazhdojnë të japin prova se janë të denjë për besimin tuaj, do tëjenë në gjendje ta marrin këtë besim përmes votës ditën e zgjedhjeve dhe pastaj javë për javë të kthehen pranë jush për të shpalosur se si po i mbajnë premtimet, se si po i mbrojnë apo promovojnë interesat tuaja, jo interesat e një grushti politikanësh në Tiranë. Se si po mbrojnë pronën tuaj, pasurinë tuaj, djersën tuaj, të drejtat tuaja dhe natyrisht të ngrëejnë zërin ditë për ditë para institucioneve këtu në Dibër, në Tiranë dhe kudo këto të drejta promovohen, apo duhet të promovohen apo shkelen dhe nëpërkëmben në thyerje të ligjit dhe të Kushtetutës së vendit. Përfaqësues të poppullit pra, jo përfaqësues të një grushti njerëzish, jo përfaqësues të kryetarit të partisë, jo përfaqësues të interesave të errëta dhe të pazareve okulte. Listat e hapura janë fundi i oligarkisë politike të vendosur me konsensus në 2008-ën dhe të kthyer në një pazar të vazhdueshëm në kurriz të interesave të qytetarëve.