FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN PËR MEDIAT

 

Të dashur bashkëqytetarë, dy orët që sapo u përmbyllën shënojnë fjalimin më të gjatë të një drejtuesi të vendit që në kohët e diktaturës. Dy orë për të justifikuar gjendjen e qeverisjes. Dy orë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve, se pas 11 vite qeverisje ekonomia e tyre, kostoja e jetesës, shanset për punësim të rinisë, rrogat e ulëta, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë së premtuar falas dhe përgjysmimi i vendit në këto 11 vite, nuk janë përgjegjësi as e Edi Ramës, as qeverisë së tij. Dy orë për t’i mbushur mendjen vetes dhe atyre që e rrethonin se rradha e gjatë e bashkëpunëtorëve që ndodhen sot në qelitë e SPAK-ut, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion apo nën hetim për vjedhjet qindra milionë euroshe, nuk janë përgjegjësi as e kryeministrit, as e qeverisë. Fjalim i denjë për një mision ndërkombëtar si ato të OKB, që me helmeta blu dhe me administratë ndërkombëtare zbarkojnë për herë të parë në një vend të gërryer as nga lufta, as nga përplasja civile, por nga korrupsioni sipas raporteve të vet BE dhe SHBA, më i kudogjendur, më i përhapur, më galopant që Shqipëria dhe në fakt ballkani ka njohur.

 

E pra, për këtë Edi Rama nuk i njëh vetes së tij asnjë përgjegjësi, as politike dhe as ligjore. 2 orë fjalë pa fund, për të shpjeguar sikur të ishte dy orëshi i parë i qeverisjes së tij dhe jo fundi, muzgu i 3 mandateve se pse fajin për korrupsioni nuk e ka Edi Rama, nuk e ka qeveria, por e ka sistemi. Dhe për të premtuar sërish njësoj si para 12 vitesh, një sistem tjetër, një sistem i cili do të luftojë korrupsionin dhe do të mundësojë kaq e kaq të mira për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Por në fakt e vërteta është ndryshe, është e thjesht, është e dhimbshme dhe dihet mirë nga çdo shqiptarë. Dihet padiskutim nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që e ndjejnë nën lëkurën e tyre faturën e rënduar të korrupsionit qeveritar, kur bëhet fjalë për koston e jetës, ku bëhet fjalë për nivelin e pagave, bëhet fajël për nivelin e mjerueshëm të pensioneve, ku bëhet fjalë për mungesën totale të mbështetjes për fermerin, ku bëhet fjalë për rënien në kolaps të sistemit arsimor dhe atij arsimor, ku bëhet fjalë për mirëqenien e munguar të premtuar, por kurrë të realizuar, ku bëhet fjalë për vrasjen sistematike të shpresës që ka shtyrë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të saj në këto 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës dhe ministrave e kryebashkiakëve të tij.

 

Në veçanti dukej se ky 2 orësh i dhimbshëm për t’u dëgjuar, por domethënës në çdo fjalë të kotë ju rëmdon socialistëve. Në veçanti atyre që në veçanti prej votës për këtë qeveri dhe për këtë kryeministër, kanë parë që familjet e tyre të përgjysmohen. Fëmijët e tyre t’i drejtohen emigracionit dhe ëndrrat me të cilat ngritën fushatat e Partisë Socialiste, të shkrumbohen bashkë me milionat e shqiptarëve në inceneratorët e korrupsionit, në tenderat dhe PPP, me oligarkët dhe me bashkëpunimet me personat me rekorde kriminale, siç u mohuan në fillim, siç u zbuluan më pas dhe siç tani për fatin tonë të keq i njeh me emër dhe mbiemër çdo shqiptarë dhe e mbarë bota.

 

Në dy orë ditirambe për luftën imagjinare ndaj korrupsionit, Edi Rama dështoi të përmend emrat e disa bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Nga Sajmir Tahiri, tek Arben Ahmetaj, nga Vangjush Dako tek Erion Veliaj, e Lefter Koka me shokë, të cilët janë dhe zyrtarët më të lartë të ndjekur dhe të dënuar për korrupsion dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar, sot e tash e 10 vite në raport me çdo vend tjetër më botën Euro-Atlantike. Asnjë vend tjetër, nuk ka parë, as mund të imagjinojnë qytetarët e këtij vendi që një kryeministri t’i kapet në flagrancë zëvendëskryeministri, ministri i brendshëm, kryebashkaiku i tij i preferuar, kryebashkiaku i kryeqytetit, dhjetëra ministra e zëvendësministra, sekretar të përgjithshëm, drejtorë të përgjithshëm, dhe ai vet për asnjë çast mos të pranojë përgjegjësinë që ka, përgjegjësinë politike që ka për këtë orgji korrupsioni e cila rëndon mbi shqiptarët e thjesht. Pra, në një përpjekje për të pastruar veten nga e papastrueshmja. Nga ajo që çdokush tashmë e di dhe e thotë: peshku qelbet nga koka. Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin!

 

E vërteta është se korrupsioni po merr goditjet e para pikërisht për shkak të SPAK, këtij produkti të çmuar për çdo shqiptar që të gjithë e dimë që sot kundërshtarë kryesor në punën e tij, ka pikërisht ekzekutivin, partinë në pushtet. E cila ka ndaluar, sipas raportimeve zyrtare me urdhër çdo denoncim për korrupsionin. Ndërkohë që korrupsioni pranohet si problemi kryesor, Edi Rama shfajësohet duke thënë që denoncimi i tij nuk mund të jetë detyrë kryesore e shtetit. Nuk mund të jetë detyrë kryesore e tij apo e ministrave të tij. Sepse këta nuk paskan të drejtën të ndërynë në procedura për të luftuar korrupsionin. Në fakt e kundërta është e vërtetë, nuk ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin, për ministrat sesa të luftojnë korrupsionin. Nuk ka detyrë më të rëndësishme se të denoncojnë çdo aferë apo çdo dyshim për aferë në institucionet e ligjzbatimit. Kjo është A-ja e politikëbërjes në një shtet normal.

 

Por në qoftë se kjo do të ndodhte, nuk do të kishim me dhjetëra ministra të hetuar, të arrestuar, të dënuar me dhjetëra drejtorë të bashkisë së vendit, të hetuar, të arrestuar dhe afër dënimit. Fakti është, siç e thotë proverbi i lashtë shqiptar dhe jo vetëm që peshku qelbet nga koka. Dhe ndonëse aty ku drejtësia ka bërë punën e vet të lavdërueshmë, duke i nxjerrë petët lakrorit, duke bërë të pamundur dhe pas shumë e shumë përpjekjesh mbrojtjen e figurave të diskredituara si në rastin e Sajmir Tahirit. E lavdëroi si një yll në ngjitje, si bashkëpunëtori më i ngusht i kryeministrit kur u zbulua se ishte arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Si në rastin e Arben Ahmetajt aleatit më të ngusht personal të Edi Ramës jo thjesht zëvendëskryeministri i tij i cili ndodhet sot në arrati pikërisht sepse Edi Rama mori 2 javë bashkë me mazhorancën e tij për të pranuar heqjen e imunitetit. Në raste të tjera mbrojtja është akoma më flagrante. Shikoni Ilir Beqajn, pasi u zbulua në vjedhje galopante përmes sterilizimit, Check Ap-it, e shumë e shumë aferave të tjera korrupstive në sektorin e shëndetësisë, u gradua si koordinator për ndihmën e Bashkimit Europian, duke i dhënë jo vetëm mbështetje politike, por siç i thonë në gjuhën popullore “i vari ujkut mëlçinë në qafë”.

 

Shikoni Frida Krifcën, ministrja e bujqësisë do të thoja unike në historinë e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, e cila u kap tashmë me abuzimin e jo vetëm taksave të shqiptarëve, vjedhjen jo vetëm të subvencioneve që duhej të shkonin tek fermerët, por të taksave të europianëve që në vend që të shkonin për fermerin shqiptar, u shndërruan në vila, në restorante luksoze për pushtetarët dhe miqtë e tyre. Politikë e gjithëfarësojshëm.

 

Shikoni Olta Xhaçkën, e cila në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u mbrojt nga kryeministri në një akt të paprecedent, të barabartë me një krizë kushtetuese, ku parlamenti refuzon t’i bindet Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

 

Këto janë të vërtetat, këtojanë faktet. Mund të flasësh 2 orë, mund të flasësh 12 orë, mund të pretendosh që ke ardhur sot në Shqipëri, ndërkohë që ke 11 vite që qeveris. Dhe në çdo vit, korrupsioni dhe niveli i tij janë rritur dhe sot kanë ardhur deri në grykën e këtij vendi duke përmbytur shpresat e qindra mijëra shqiptarëve që të votuan për ndryshim, por që panë që në vend të ndryshimit, vendi u llangos akoma më keq, qeverisja u bë akoma më e papërgjegjshme dhe pamundësitë ekonomike, vrasja e shpresës, larguan gjysmën e qytetarëve gjatë qeverisjes tënde. Këto janë faktet, të tjerat janë siç e thotë populli janë fukarallëk.

 

Le të ndalemi për një çast tek ajo që duket dhe jo ajo që është. Pasi është kapur në flagrancë në dhjetëra afera, qeveria, ministrat, kryebashkiakët, e kushdo tjetër në piramidën shtetërore, papritur po na ofrojnë një rezolutë për të luftuar korrupsionin. Një rrezolutë si një barcaletëm, si një hartim të dobët, si diçka të pagëlltitshme. Kujt i hyn në punë rezoluta? Rezoluta nuk tregon asnjë marrje përgjegjësie në raport me aferat e tmerrshme korrupstive, që tashmë i dinë të gjithë shqiptarët për shkak të SPAK-ut. Të atij SPAK-u që ndodhta nuk do të kishte nevojë të ekzistonte në qoftë se nuk do të ekzistonte ky korrupsion dhe kjo pandëshkueshmëri. Rezoluta nuk do t’i kthejë miliarda euro të zhdukura në xhepat e thellë të zyrtarëve shqiptarë, e të investuara në skemat e pastra të pastrimit të parave në kullat e Tiranës dhe në resortet e bregdetit dhe jo vetëm, edhe jashtë vendit. Siç e dinë fare mirë partnerët, agjencitë e tyre të ligjzbatimit dhe jam i bindur dhe vet SPAK dhe BKH. Rezoluta nuk do të bëjë asgjë për të frenuar këtë rendje marramendëse drejt pasurimit të paligjshëm të zyrtarëve të korrupstuar shqiptarë. Përkundrazi, pas një apologjie dy orëshe do të inkurajohen të vazhdojnë dhe më tej, sepse e kuptojnë që nga i pari i punës nuk ka asnjë brerje ndërgjegjje, nuk ka asnjë reflektim politik, larg qoftë marrje e përgjegjësisë politike për të bërë atë që çdo kryeministër në Europë do ta kishte bërë në rrethana të tilla. Por ka një sy shkelje që “ju vazhdoni të bëni atë që bëni në piramidën e korruptuar të pushtetit partisë socialiste, dhe unë do vazhdojë të bëj sikur nuk di gjë, por kujdes mos kapeni se atëherë nuk kam ç’tju bëj”.

 

Nëse me të vertetë Edi Rama, grupi i tij parlamentar duan të japin një sinjal në luftën e tyre kundër korrupsionit, nëse do me të vërtetë të ndalë këtë çmenduri kolektive të pushtetit të tij që ka shkatërruar më shumë se ekonominë e vendit, ka shkatërruar shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar një jetë normale këtu, atëherë nuk është vendi për më shumë fjalë. Pas dy orësh fjalim, është e kotë të merremi prap me 2 faqe rezolutë. Koha për fjalë ka kohë që ka përfunduar. Ka përfunduar 11 vite më parë kur more pushtetin dhe premtove që do ta qeverisje vendin me një sistem që do të mundësonte korrupsioni. Sot Shqipëria ka rekordet më negative dhe ky padiskutim sikur asgjë tjetër është akti më i rëndë politik dhe përgjegjësia më e madhe që ke para shqiptarëve.

Do me të vërtetë të bësh diçka një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë edhe për interesat e tua politike, se për të tjerat nuk besoj se ka shumë shqiptarë që të besojnë. Atëherë është fare e thjshtë, lëri fjalët dhe kalo në vepra. Ligjin për vettingun e politikanëve e ke në parlament prej 6 nëntorit, eja ta votojmë së bashku. Eja të bëjmë për çdo politikan duke e nisur nga ty dhe unë atë që ke propozuar për policët e Shqipërisë, dikur për administratën. Atë për të cilën rreh gjoksin se e paskesh bërë ti për magjistratët ti në raport me magjistratët shqiptarë. Eja të vendosim çdo politikan shqiptar të 200 politikanëve kryesor të vendit në lupën e vettingut. Të pasurive personale dhe familjare, të hetimit të tyre të hollësishëm, të hetimit të rrethit shoqëror të çdo politikani dhe të kontakteve të papërshtatshme sipas propozimit solid dhe në përputhje të plotë edhe me rekomandimin e Komisionit të Venecias që prej 6 nëntorit ti dhe Lindita jote e mbani në syrtar. Eja dhe voto heqjen e imunitetit për veten, për mua dhe për çdo politikan, në mënyrë që të marrë kuptim zotimi yt për barazi para ligjit. Se sot nuk jemi të barabart me qytetarët. Sot as SPAK, askush nuk vepron dot pa lejen e mazhorancës tënde, siç u provua edhe në vonesat pas vonese derisa i dhe mundësinë bashkëpunëtorit tënd të shkojë në arrati, numrit tënd të dytë. Eja voto heqjen e imunitetit për parlamentarët. Voto zoti kryeministër amendamentet tona për SPAK-un, të cilin sot na e shpalle si fëmijën tënd. Hiqja pra bllokadën e heshtur, darën e rrethimit që ke shpallur në nivelet e larta të qeverisjes tënde dhe jepi resurset e nevojshme, burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, infrastrukturën e nevojshme ligjore sipas amendamenteve që kemi paraqitur, në mënyrë që SPAK me të vërtetë të mos ketë asnjë pengesë për të luftuar korrupsionin.

Bëj këto tre akte si fillim, në qoftë se ka një grimcë të vërtete në atë që për 2 orë me rradhë u përpoqe të shplash me fjalimin e sapo përmbyllur. Në qoftë se ka një grimcë reflektimi, në qoftë se ka një grimcë përgjegjshmërie, ia ke borxh jo opozitës, jo Partisë Demokratike, jo mua, por shqiptarëve, përgjigjen ndaj këtyre tre akteve konkrete. Jo rezoluta, jo vjersha, jo fjalime pafund të lodhura, të mërzitshme të pabesueshme. Akte konkrete: Vetting për politikanët, fund imunitetit parlamentar, përforcim të SPAK me burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Aktet janë në Parlament, meri silli në seancë e t’i votojmë së bashku. Kjo është përgjigjja e Partisë Demokratike, jam i bindur kjo është ajo që presin dhe merritojnë shqiptarët si një fillim për të kthyer mbrapsht dallgën e tmerrshme të korrupsionit të këtyre 11 viteve.

 

07/05/2024