Në përfundim të takimeve në Njësinë 12 në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorë të Mulletit me të cilët diskutoi për problematikat e kësaj zone.

“Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ultat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta”, – u shpreh Basha.

Sipas kryetarit të PD, Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

“Së bashku me qytetarët do të ndërtojmë alternativën që ata presin dhe duan për ta zhvilluar Shqipërinë dhe mundësuar një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, – u shpreh gjatë takimeve Basha.

Statusi i plotë:

Në takimin me banorë në Mullet, diskutuam për problemet e tyre dhe për zgjidhjet që nevojiten për ta.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjëve, për shkak të mungesës së perspektivës nga keqqeverisja dhe korrupsionit i përhapur kudo.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ultat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, dhe ne duhet ta shndërrojmë atë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët.

Së bashku me qytetarët do të ndërtojmë alternativën që ata presin dhe duan për ta zhvilluar Shqipërinë dhe mundësuar një jetë më të mirë për çdo shqiptar.