Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sot në një nga lagjet më të varfër të Tiranës, në Bregun e Lumit, ku u ndal tek situata e vështirë ekonomike. Kjo situatë sipas Bashës, ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët, strelizimi etj, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.

Postimi i plotë:

“Me banorët e Bregut të Lumit diskutuam për situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi.  Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Gati 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë. Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve përfshirë dhe ushqimet bazë, këto familje nuk sigurojnë as ushqimin bazë për mbijetesë.

Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivish, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët, strelizimi etj, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.

Praktikat e deritanishne që pasuritë e shumta të vendit, që sot kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë. Shqipëria ka mundësi pa fund, thjesht duhet që ato të shndërrohen në mirqënie për qytetarët tanë. Ky është synimi i PD, për këtë në po diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ekspertë të njohur dhe qytetarët shqiptarë”.