Kreu i Partisë Demokratike, ishte sot në familjen Selman Menës, më Laprakë, familje e cila numëron 10 pjestarë të pushkatuar nga regjimi komunist. Basha shkruan se të persekutuarit politikë të diktaturës komuniste janë ashti i Partisë Demokratike.

Ai gjithashtu shprehet se është përgjegjësia e Partisë Demokratike të përfaqësojë të përndjekurit, me programin dhe ekipin e saj, duke qenë instrumenti i tyre për të çuar përpara amanetin e atyre që sakrifikuan çdo gjë për demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë europiane

“I nderuar të isha për vizitë në familjen e Selman Mena, të cilit regjimi komunist i pushkatoi 10 pjestarë të familjes, por ata prapë nuk ju dorëzuan. Të persekutuarit politikë të diktaturës komuniste janë ashti i Partisë Demokratike. Qëndresa dhe sakrificat e tyre në ditët më të errëta të historisë sonë, mbizotërojnë mbi harresën më të cilën herë pas here politikat e gabuara kanë lënë këtë shtresë të shoqërisë sonë. Mirënjoja jonë e pakufishme ndaj çdo të përndjekuri, familjari dhe çdo pasardhësi, do të përcillet në aksionin tonë politik përmes akteve konkrete që mbyllin hendekun e madh mes fjalës dhe veprave, që për shumë gjatë kanë mbizotëruar ndaj të persekutuarve. Është përgjegjësia e Partisë Demokratike të përfaqësojë të përndjekurit, me programin dhe ekipin tonë, duke qenë instrumenti i tyre për të çuar përpara amanetin e atyre që sakrifikuan çdo gjë për demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë europiane”, – postoi Basha në Facebook