Presidenti i IRI, TUINING: Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe integrimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj…

I nderuar kryetari Basha:
Po ju shkruaj t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. INSTITUTI REPUBLIKAN AMERIKAN (IRI) eshte i gatshem tju ndihmoje ne punen tuaj per te organizuar partine dhe për ti dhene zgjidhje problemeve të shqiptareve. IRI ka një histori të gjatë pune me partitë politike në Shqipëri, dhe do te vazhdoje te ndihmoje për forcimin e demokracisë tuaj në mënyrë që partitë politike dhe qeverisja të lidhen më shumë me qytetarët të cilëve ju shërbejnë.

Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin gjithnjë e në rritje të rinisë shqiptare, pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj malinj. Demokracitë e suksesshme kërkojnë parti politike përfaqësuese dhe të mirë-organizuara, të cilat e fillojnë lidhjen me qytetarët që në bazë duke reflektuar kështu aspiratat e tyre për të ardhmen e vendit. Detyra qe keni ju dhe udheheqesit e tjere ne Shqipëri eshte sot kritike per te adresuar sfidat me te cilat po perballeni.

IRI eshte I gatshem tju ndihmoje ne kete perpjekje dhe është momentalisht duke punuar me partitë politike në nivel lokal për të forcuar lidhjen e tyre me bazën dhe zhvillimin programor. Ne e mirëpresim pjesmarrjen e Partisë Demokratike dhe presim me padurim të vazhdojmë tju ndihmojmë në rrugën e refomave demokratike.