Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nderuar ditën e zisë për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, teksa sot Kosova ka shpallur ditë zie.

Basha thekson se çdo shqiptar sot është në zi.

Ai ka shprehur nderim për jetën e Afrim Bunjakut, duke e quajtur si dëshmorin më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë.

Postimi i plotë:

Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj.