Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur që këtë të dielë të jetë pranë njerëzve, pranë shqetësimeve të tyre të përditshme, që nuk janë ato të politikanëve, por të familjeve shqiptare, të cilat kërkojnë një ekonomi të fortë, përmes të  cilës t’u garnatohet një e ardhme e sigurt për ta dhe fëmijët e tyre.

Në Qesarkë të Tiranës, gjatë takimeve rastësore por edhe bisedave në një prej lokaleve të lagjes, kreu demokrat e fokusoi bisedën me qytetarët pikërisht për atë që duhet bërë të gjithë sëbashku për të patur një zhvillim të qëndrueshëm, një ekonomi të hapur dhe konkuruese.

“Kjo sipërmarrje e vështirë dhe jetike nis nga çlirimi i sistemit politik, që zëri i qytetarëve të dëgjohet, e që institucionet dhe të zgjedhurit të jenë në shërbim të qytetarëve”, – u shpreh Basha gjetë bisedave ne qytetarët.